Publikuar:
Jan 09, 2020
Pikat kryesore
Pikat kryesore te pacekura

Dustin Sanchez

Dustin shpreson të vazhdoj të ndërtoj trashëgimin e qëndresës kosovare duke punuar në zhvillimin e shoqërisë civile për ndryshime klimatike në Republikën e Kosoves. Ndryshimet klimatike tashmë po prishin ekonomitë në regjionet e Ballkanit dhe do të tendosin operacionet paqeruajtëse. Zbutja e ndikimeve të ndryshimeve klimatike në Kosovë kërkon përshtatjen e shoqërisë civile dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë përmes një tranzicioni të drejtë social në një ekonomi të qëndrueshme rrethore.

Dustin e vizitoj familjen në Kosovë pas deklaratës së pavarësisë së Kosovës në 2008 gjatë shërbimit si Analist i Inteligjencës për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Irak. Ai u rikthye në Kosovë në 2022 si anëtar prestigjioz i Fulbright duke kryer hulumtime mbi pasojat mjedisore të konfliktit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në rajonin e verërave të Rahovecit të Republikës së Kosovës me departamentin e e Gjeomatikës, Gjeoinformacionit, Vëzhgimit të Tokës dhe Hapësirës në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Momentalisht ai është duke përfunduar Dokoraturë në Gjeografi dhe Studime Mjedisore në “Texas State University” ku ai studion për qëndresen dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike. Në 2014 ai mori diplomën Bachelor në Histori nga “University of Texas Rio Grande Valley” ku studioi historitë e konflikteve dhe konflikte kufitare. Pastaj studimet Master në Shkenca Mjedisore i përfundoi në “West Texas A&M” ku studioi Teknologjitë e rehabilitimit të bimëve dhe Kimi analitike të tokës. Në vitin 2020, COVID-19 përfundoi karrierën e tij në sektorin amerikan të mjedisit dhe ai filloi studimet e doktoraturës.

Artikuj te ngjashem