DREJTORE EKZEKUTIVE
Dajana Berisha është Drejtore Ekzekutive në Forumin për Iniciativa Qytetare. Dajana i është bashkuar forumit në Shkurt 2013 për të menaxhuar zhvillimin dhe drejtimin e Forumit duke përfshirë përpilimin e strategjisë, objektivave, dhe aktiviteteve. Përvoja e saj profesionale të kombinuara me përgatitjen akademike përfshinë ekspertizë në politikë-bërje në çështje të zhvillimit të qëndrueshëm, vetë-punësimit, mjedisit e migrimit duke mbështetur politika për punësim aktiv për të zvogëluar varfërinë, sidomos të të rinjve dhe grave e vajzave. Dajana ka diplomuar në linguistikë dhe literaturë, mban një master për Politikat e Migrimit dhe Zhvillimit nga Universiteti i Sussex, një specializim për Udhëheqësi strategjike të OJQ-ve prej Harvard University dhe shumë specializime të tjera. Është e arsimuar në Shqipëri, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Suedi.
DREJTOR I FINANCAVE
Sefë Govori, ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Si Drejtor i Financave, Sefa sjell mbi 15 vjet përvojë të menaxhimit financiar në organizatën FIQ.Në këtë rol, Sefa drejton të gjitha aspektet financiare të organizatës duke përfshirë praktikat e kontabilitetit, buxhetimin, planifikimin financiar dhe monitorimin e performancës financiare.
Para se t’i bashkohej FIQ, Sefa ka pasur poste të ndryshme sfiduese si Menaxher i Projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM – Kosovë), Menaxher i Financave në kompani të ndryshme private.
IT dhe Menaxher i Rrejteve Sociale
Arnis Agushi studion Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT. Arnisi iu bashkua FIQ në shtator të vitit 2021 si praktikant dhe tani ndihmon në mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanaleve të komunikimit të FIQ, ku njëkohësisht është edhe IT i organizatës.
Komunikim dhe Rrjete Sociale
Dea Saraçi ka përfunduar studimet në universitetin “AAB”, Drejtimi “Komunikim Masiv dhe Gazetari”. Ajo është bërë pjesë e Forumit për Iniciativa Qytetare në Tetor të këtij viti.
Më herët Dea ka punuar si gazetare në një periudhë gjashtë mujore në “ATV’’, ku ka pasur mundësinë t’i zhvillojë aftësitë e saja të komunikimit nëpërmjet storjeve të ndryshme, të cilat ajo i ka realizuar.
Koordinator i KOSID - Konsorciumit Kosovar për Zhvillim të qëndrueshëm
Nderim Gerqari është një profesionist dinamik me një formim të fortë akademik dhe përvojë të larmishme pune në inxhinieri dhe menaxhim të energjisë. Ai ka një diplomë Bachelor në Inxhinieri dhe Menaxhim Energjetik nga UBT e plotësuar me arsimin e tij të mesëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. dhe ka fituar përvojë të vlefshme përmes praktikave dhe roleve të mëparshme.
Si Koordinator në KOSID, Nderim është i apasionuar pas zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë dhe avokon për një zhvendosje drejt burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit të energjisë. Me një mentalitet bashkëpunues, ai synon të formësojë politika dhe strategji që promovojnë një sektor energjie më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.
Sfondi i larmishëm i Nderimit në industri, duke përfshirë punën në një kompani lokale konsulence dhe një organizatë joqeveritare, e ka pajisur atë me një grup aftësish dhe një kuptim të thellë të sistemeve të energjisë. Ai drejtohet nga angazhimi i tij për të krijuar një të ardhme më të pastër dhe përpiqet të jetë një katalizator për ndryshime pozitive në sektorin e energjisë.
Praktikante
Lyra Purrini është studente aktive e vitit të parë në drejtimin “Shkenca Juridike” në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Lyra iu bashkua Forumit për Iniciativa Qytetare në prill të këtij viti si praktikante për Hulumtim dhe Zhvillim. Lyra ka ndejkur shumë aktivitete dhe trajnime të ndryshme në lidhje me të drejtat e njerëzve, lidership dhe vullnetarizëm të cilat e kanë ndihmuar në zhvillim e saj akademik dhe profesional.
Praktikante
Tringa Tërmkolli është studente aktive e vitit të parë në drejtimin “Shkenca Juridike” në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Tringa iu bashkua Forumit për Iniciativa Qytetare në prill të këtij viti si praktikante për Hulumtim dhe Zhvillim.
Praktikante
Yllka Dibrani është studente aktive e vitit të parë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” drejtimi “Shkenca Juridike”. Yllka iu bashkua Forumit për Iniciativa Qytetare në prill të këtij viti si praktikante për Hulumtim dhe Zhvillim.