?>

Kush jemi ne?

Hyrje rreth Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ)

Qysh prej vitit 2000 FIQ punon me përkushtim për zhvillimin e modelit të qytetarisë aktive, të shëndetshme, të ndërtuar mbi angazhimin vullnetar të qytetarëve, përkrahjen dhe avokimin për individë, grupe formale e jo-formale në zona rurale e urbane me qëllim orientimin e politik-bërjes të nivelit lokal e qendror drejt përfshirjes cilësore të qytetarëve. Si i tillë, modelit i punës së FIQ ndër vite në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët mundësoj një numër të madh protestash kundër termocentralit “Kosova e Re”; depozitimin e padisë pranë Panelit të Inspektimit kundër Bankës Botërore, lidhur më zhvendosjen e detyrueshme të qytetarevë të fshatit Hade komuna e Obiliq duke rezultuar kësisoj në tërheqjen e Bankës Botërore, Contour Global prej ndërtimit të TEC Kosova e Re.
Modeli i punës së FIQ mundësoj mbledhjen e mbi 33000 nënshkrimeve për 5 ditë në gjithë Kosovën, kundër vendimit mbi shtrenjtimin e rrymës në vend duke detyruar Kuvendin e Kosovës të diskutojë për resoluten me kërkesa të qytetarëve për ndryshimin e vendimit për rritjen e dyfishtë të çmimit të energjisë elektrike.
Modeli i punës së FIQ-it ndër vite bazuar në bashkëpunimin reciprok, përkrahjen dhe mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve të OJQ-ve lokale kryesisht atyre jashtë Prishtinës identifikojë nevojën, se puna e sektorit të shoqërisë civile duhet të njohë gjithëpërfshirje dhe jo monopolizim, sektori duhet të orientohet drejt krijimit të kushteve për qëndrueshmëri dhe jo varësi të përhershme.

Rifreskimi i sektorit të shoqërisë civile në Kosovë kërkon akterë të rinj, ide të reja e sigurisht dhe trainime të përpiluara në varësi të nevojave individuale të organizatave lokale dhe kushteve nëpër të cilat lindin dhe krijohen iniciativa të reja grassroots. Ky model partneriteti i FIQ-it me OJQ-të lokale, grupet jo formale, individë hulumtues, studentë i hapi rrugët krijimit të hapësirave dhe hartimit të paketave të trainimeve falas nëpërmjet Qendrës Burimore të Kosovës/FIQ (mbështetur prej EUOK).

Identifikimi i ideve inovative dhe zhvillimi i ekonomisë së gjelbër, përkundër orientimeve për investime në thëngjill; nxitja e zhvillimit të kuadrit ligjor dhe njëherazi të programit përshpejtues të vetë-punësimit për të rinj, gra e vajza; zhvillimi dhe promovimi i ndërmarrësisë sociale nëpër të gjitha komunat e Kosovës, zhvilllimi i modelit original të startups në bujqësi, mjedis, ICT, ecotourism; rritja e kapaciteteve avokuese të OJQ-ve lokale, I japin FIQ-it dimensionin e një hub – qendër që mirepret qytetarin në nevojë, organizatat rinore të interesuara për të zhvilluar kapacitetet e veta organizative, ekspertët e mjedisit, punësimit, gazetarë të Kosovës, Ballkanit Perëndimor, BE-së apo dhe përtej kontinentit me qëllimin parësor atë të fuqizimit të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë si një prej treguesve jetik të cilësisë së demokracisë në vend.

Përgjatë jetës dhe aktivitetit tonë kemi kuptuar, realizuar dhe po e promovojmë nevojën per të krijuar kulturën e besimit te njeri-tjetri, te autoritetet publike (nëpërmjet llogaridhënies e përfshirjes, tek donatorët (nëpërmjet krijimit të partneriteteve reciproke) sepse besimi ndihmon në përballjen me sfida lokale apo nacionale, individuale, apo kolektive dhe si i tillë i kontribuon zhvillimit të kohezionit social të shoqërisë.

"Vizioni ynë është të drejtojmë zhvillimin e komunitetit në Kosovë, duke punuar me qytetarët për të siguruar një qëndrueshmëri socio-ekonomike"

"Fuqizimi i qytetarëve përmes filantropisë"

FIQ është një fondacion i pavarur që synon të sjellë ndryshime afatgjata në shoqëri duke punuar në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Të gjitha aspektet e punës sonë udhëhiqen nga një sërë parimesh që ne i kemi shndërruar në vlera të punës. Vlerat dhe parimet tona janë të rëndësishme për kulturën e fondacionit dhe shërbejnë si udhërrëfyes për punën tonë të përditshme. Parimet tona do të shërbejnë si pikë referimi jo vetëm për hartimin dhe zhvillimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin tonë organizativ, por edhe për të vlerësuar veten, partnerët tanë dhe palët e tjera të interesit.

Parimet tona

Llogaridhënie

Ne punojmë për të promovuar një qasje gjithëpërfshirëse për sigurimin e transparencës, që është edhe thelbi i misionit tonë.

Bashkëpunim

Bashkëpunimi me qytetarët, OShC-të lokale, komunitetet, bizneset dhe qeverisjen lokale definon përpjekjet tona për të lidhur aktivitetet e punës me njerëzit dhe angazhimin e tyre për të sjellë ndryshime. Kjo qasje nuk është e dobishme vetëm për FIQ, por gjithashtu edhe për partnerët tanë.

Fuqizim

Ne punojmë për të fuqizuar qytetarët,si dhe organizatat vendore për të fituar më shumë kontroll mbi jetën e tyre, duke u përpjekur ti përgjigjemi kërkesave të qytetarëve dhe organizatave lokale sepse ne besojmë në ruajtjen e identitetit dhe në vlerat që ato sjellin në bashkëpunimin tonë.

Reagim

Ne punojmë për t'iu përgjigjur prioriteteve të qytetarëve në komunitetet lokale, pavarësisht nga ndryshimet politike dhe ekonomike. Motoja jonë është se prioritetet e qytetarëve duhet të jenë qendra e punës sonë.