FIDES 2018

Në një mbrëmje madhështore u mbajt Ceremonia FIDES 2018, e cila njëkohesisht shënoi 10 vjet FIDES, me mysafirë nga kori diplomatik, shoqëria civile, qytetarë dhe miq të Forumit për Iniciativa Qytetare. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë sponsorët e FIDES për këtë vit, sic janë: Dukagjini Invest, Golden Eagle, AMC, Translation Centre, Daka Wine, Korporata Rugove, Finese, Tenda3 dhe një falenderim special për sponsorin tonë medial Radio Televizionin e Kosovës. E gjithë kjo Ceremoni, u realizua edhe me ndihmën e palodhshme të supervullnetarëve tanë. Shihemi me projektet dhe aktivitetet e shumta të tjera të FIQ-it!

Çmimet u ndanë si më poshtë:

Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina”, për kontribut në zhvillimin e shoqërisë civile dhe demokracisë në  vend, Ballkanin Perendimor dhe më tej, iu nda z. Haki Abazi.

Çmimi FIDES për kontribut korporativ në shoqëri, për ndërmarrjen e aktiviteteve filantropike në mënyrë të vazhdueshme, kompanisë që deri më sot ka treguar përgjegjësi korporative dhe ka dhënë kontribut për kategori të ndryshme të shoqërisë në nivel kombëtar, shkon për Korporatën vendore Meridian.

Çmimi FIDES për individ, për kontribut të lartë në ngritjen dhe mobilizimin e komunitetit për mbrojtje të mjedisit dhe njëkohësisht ndihmë ndaj personave me nevoja të veçanta, shkon për z. Kushtrim Ahmetin, me projektin Kosova Cap Project.

Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora, për humanizëm dhe kohën e ndarë për gratë në Kosovë, iu nda znj. Albana Krasniqit.