Thirrje për aplikim – Ndarja e Çmimeve FIDES 2022 për Filantropinë në Kosovë

 

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpallë thirrje për pjesëmarrje në garën për çmimin FIDES për Filantropi në Kosovë.

Kategoritë për çmimet FIDES 2022 janë:

Kompanitë dhe OSHC-të nga Kosova dhe Diaspora, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme:

  • 1. Çmimi FIDES për kontribut filantropik në nivel korporativ
    2. Çmimi FIDES për kontribut filantropik nga Diaspora
    3. Çmimi FIDES për kontributin filantropik individual
    4. Çmimi FIDES për kontribut filantropik rinor në arritje shkencore (në fushën e
    energjisë së gjelbërt, innovacionit)

Kërkesat për aplikim

  • Për këtë garë, aktivitetet e emëruara,  duhet të jenë të zbatuar në vitin e fundit (2022)
  • Vetëm aplikacionet e përfunduara do të konsiderohen, siç është përshkruar në formularin zyrtar të aplikimit nga FIQ (që mund të gjendet në faqen tonë të internetit: www.fiqorg.com) dhe ato të dërguara para afatit përfundimtar.

 

Si të aplikoni:

– Shkarko aplikacionin Aplikacioni 2022

– Pas plotësimit, dërgo në fides@fiq-fci.org ose info@fiq-fci.org

Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të gjitha materialet përkatëse duhet të jenë të bashkëngjitura me formularin e aplikimit.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 09 Janar 2023. Kompanitë dhe OSHC-të, që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni në e-mail: fides@fiq-fci.org ose info@fiq-fci.org

Nëse doni që të dërgoni formularin në kopje fizike, përcillni adresën e mëposhtme:

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ

Rr. Xhevdet Doda, Dukagjini Residence, hyrja A, kati i IV.

10 000 Prishtinë, Kosovë

Shënim: Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.