Publikuar:
Jan 13, 2020
Pikat kryesore
Pikat kryesore te pacekura

Zhvillimi i Qëndrueshëm

Nëpërmjet programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, ne synojmë që të sjellim një qasje bazike për të adresuar disa nga sfidat kryesore në sektorë shumë të rëndësishmë sikurse ekonomi, energji, dhe mjedis. Pasi që FIQ beson fuqishëm në konceptin e zhvillimit të komunitetit, ne i trajtojmë të gjitha projektet nga kjo prespektivë, duke përdorur ekspertizën tonë të bazuar në komunitet për tu angazhuar në informim dhe mobilizim të komunitetit për qështje të rëndësishme  dhe për t’ju mundësuar qytetarëve për tu bër pjesë e proceseve plotike dhe vendim-marrëse. Një komponent tjetër e programit është puna jonë me ndërmarrësitë shoqërore, pasi që kemi dëshmuar rëndësinë e tyre në zhvillim shoqëroro-ekonomik nëpërmjet krijimit të punëve dhe rritjes së vetëdijes për të mobilizuar resurset lokale, prezervimin e  vlerave dhe shkathtësive tradicionale dhe për të dhën kontribut në komunitet.

Fokus Grupet në Komunitet janë njëra nga metodoligjitë kryesore të punës tonë lidhur me informimin dhe mobilizimin e komunitetit, por ata gjithashtu përfaqësojnë një aksion të natyrës së vetë, pasi që është mekanizmi nëpërmjetë të cilit operon programi i dhënies së granteve. Kjo qasje është shumë e rëndësishme në identifikimin e nevojave shtypëse, sfidave dhe kufizimeve të një komuniteti nëpërmjetë diskutimeve të moderuara në komunitet, të cilat organizohen nga FIQ.

Iniciativat e Gjelbërta, FIQ vazhdimisht mundohet të avokoj dhe përkrah politikat e gjelbërta.
Kjo ndërlidhet me historikun tonë të aktiviteteve, ku është bërë mbjellja e fidaneve dhe drunjëve në Obiliq dhe shkolla të ndryshme në Kosovë, protesta ndaj shkatërrimit të ambientit dhe kundër përdorimit të Qymyrit. Nëpërmjet granteve të gjelbërta, janë përkrahur dhe zhvilluar një numër i madh i ndërrmarësive të gjelbërta.

Artikuj te ngjashem