Publikuar:
Jan 13, 2020
Pikat kryesore
Pikat kryesore te pacekura

Programi i Granteve

Nëpërmjet programit të Grant-dhënies, ne synojmë të ofrojmë ndihmë financiare dhe mentorim OJQ-ve lokale, grupeve joformale, rrjeteve, dhe inciativave inovative, për t’i ndihmuar që të implementojnë aksione të rëndësishmë për komunitetin.  FIQ ka përvojë të madhe pune me OJQ-të me bazë në komunitet gjithandej Kosovës, si në mbështetje të projektit, ndërtim të kapaciteteve, duke ofruar grante të madhësive të ndryshme (nga 1,000 EUR deri në 63,000 EUR), apo kombinim të të trijave. Që nga themelimi i Programit të Grant-dhënies në 2009,  në jemi angazhuar në dhënien e granteve të vogla për rreth 42 OJQ lokale me rreth 280,000 EUR të dhëna deri tani.

 

 

 

 

FIQ përdor një qasje trekëndshi në implementimin e mekanizmit për dhënie të granteve. Kryesisht, ne e bëjm këtë duke përfshirë anëtarët e komuniteteve të ndryshme në  proceset e diskutimit, përfaqsuesit e OJQ-ve të bazuara në komunitet, si dhe përfaqësues të sektorit privat në komunitetin respektiv. Kjo qasje është tejet e rëndësishme në identifikimin e nevojave më shqetësusese, sfidave dhe kufizimeve të një komuniteti.

 

Për periudhën 2017-2019, Programi i Granteve të FIQ është ridizajnuar në mënyrë që ndikimi i tij të përmbush direkt në objektivat strategjike të Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, përderisa gjithashtu merr një qasje të balancuar drejt financimit duke u fokusuar në të dyja sektorin profitabil dhe iniciativat jo-profitabile.
Sa i përket objektivave strategjike, grantet e FIQ do të fokusohen në këto fusha:

a) komunitete të qëndrueshme
b) energji dhe mjedis
c)zhvillim ekonomik
c)ndërrmarësi dhe investim me ndikim shoqëror

Nëpërmjet të gjitha këtyre objektivave strategjike, FIQ do të mundohet të ofroj mbështetje ndaj iniciativave të cilat inkurajojnë aktivizmin qytetarë, mobilizimin e komunitetit, dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjetë krijimit të punëve të reja.

Artikuj te ngjashem