Filantropia
Nëpërmjet programit tonë për Promovim të Filantropisë, ne synojmë që të përdorim konceptin e filantropisë si një instrument për të adresuar sfidat e zhvillimit në komunitetet lokale.
Qëllimi ynë është që të ngrisim vetëdije rreth filantropisë dhe më specifikisht, që të përfshijmë të gjithë aktorët relevant sikurse individët dhe korporatat filantropiste që të përfshihen në dhënie filantropike për projekte të benefitit publik. Njëherësh, ne po punojmë ngushtë me OJQ dhe institucione publike për të shtyer ndryshimet legjislative që do të rezultonin në një ambient që mundëson filantropinë në Kosovë. FIQ punonngushtë me filantropist individual, biznese, dhe OJQ të bazuara në komunitet për të siguruar që zëri i tyre të jetë i dëgjuar dhe njohur dhe që besimi në OJQ-të e ringjallura, përderisa i mbështesim poashtu në targetimin e vendim-marrësve për ndryshime të politikave relevante në nivele të qeverive lokale dhe qendërore, të cilat do të kontribojnë direkt në rritje të edukimit dhe vetëdijes rreth filantropisë.