Publikuar: Qer 02, 2020

Tregim suksesi  “Nature Gift”

Aulona Cenaj është njëra nga përfitueset e projektit ATAR 2, e cila falë këtij projekti hapi biznesin e saj “Nature Gift”, biznes i cili merret më përpunimin e mjaltit për qëllime konsumuese dhe synon që në të ardhmen të dalë në treg edhe me produkte bio-estetike nga mjalti. Me mjetet financiare të grantit, Aulona ka siguruar blerjen e 38 koshereve bletësh, centrifugën elektrike kasetore, dozerin për paketimin e mjaltit, bazën për heqjen e mjaltit, uniforma dhe paisje të tjera moderne për zhvillimin e veprimtarisë biznesore.

 

 

Edhe pse biznes i ri “Nature Gift” ka të punësuar dy punëtore që merren me trajtimin dhe mbarëvajtjen e punës në bletishte. Aulona synon që përkrah rritjes dhe zhvillimit të biznesit të rrisë edhe numrin e të punësuarve.
Së shpejti “Nature Gift” do të dalë në treg me mjaltë dhe produkte të tjera cilësore të cilat synojnë që të pasurojnë tregun e Kosovës me mjaltë vendore nga Rajoni i Deçanit .

 

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga FIQ dhe LINK Campus University.

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin