Publikuar: Nën 15, 2024

Vullnetarët tanë për një shoqëri më të mirë! 🌍

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se vullnetari ynë, Bujar Hoxha, ka marrë pjesë në projektin “SOCIAL ENTREPRENEURSHIP ECOSYSTEM – TRANSFORM YOUR SOCIETY INTO A FORCE FOR GOOD” si përfaqësues i FIQ-it. Ky workshop, pjesë e nismës SEE V4&WB, mbledh organizata dhe individë të përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e ekosistemeve për ndërmarrjet sociale në vendet e Visegradit dhe të Ballkanit Perëndimor.
Për më tepër, FIQ-i është krenar të ketë qenë partner në këtë projekt përkrah 6 organizatave tjera të rëndësishme rajonale. Prezantimi i Bujar Hoxhës në këtë ngjarje ishte një mundësi për të ndarë eksperiencën dhe vizionin tonë për një shoqëri më të drejtë dhe për të fuqizuar ndërmarrjet sociale si motorë për ndryshim pozitiv.

Artikuj të ngjashëm

16/07/2026

Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për LINKUBursën “LULËZOJNË” 2026/27!

Shiko artikullin

15/07/2026

Përmes paraqitjeve në mediat televizive, FIQ kontribuon në debatin publik duke ofruar analiza dhe perspektiva mbi zgjedhjet, politiket energjetike, ndërtimin e paqes dhe çështjet aktuale që prekin shoqërinë e Kosovës.

Shiko artikullin

06/05/2026

Day 10 of APN Kosovo 2026

Shiko artikullin