Publikuar: Jan 14, 2020

Trajnimin për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve lokale

Trajnimin për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve lokale  Afati për dorëzimin e aplikacioneve është:

 19 deri më 27 shtator 2018

Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ, në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo, në kuadër të projektit “Debate and Advocate” shpallë thirrjen për trajnimin e OShC-ve lokale për avokim në shtatë komunat: Prishtinë, Prizren, Podujevë, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, si dhe Gjilan.

Projekti ka filluar në qershor të vitit 2018, si dhe përfshin një sërë aktivitetesh që do të implementohen deri në fund të muajit nëntor me fokus aktivizimin e shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit, ku bënë pjesë edhe fuqizimi i OSHC-ve lokale si dhe krijimin e koalicioneve për adresimin e çështjeve lokale.

Ky projekt u mundëson profesionistëve pjesëmarrës jo vetëm që të jenë pjesë, duke përmendur shqetësimet dhe sugjerimet, por që në fakt të avokojnë përmes OShC-ve lokale dhe mediave dhe të sjellin ndryshimet e synuara në komunitetet e tyre përkatëse, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

 

  • Ftohen të aplikojnë veçanërisht OJQ-të lokale që punojnë në sektorin e arsimit dhe mjedisit në shtatë komunat e synuara.

 

  • OShC-të lokale pas trajnimit do të jenë në gjendje të përdorin me sukses aftësitë e fituara gjatë trajnimit për ngritjen e kapaciteteve për t’u angazhuar në informimin dhe avokimin e komunitetit.

 

  • Secila OShC do të zbatojë dy fushata avokimi në secilën komunë.

 

  • Gazetarët e medias lokale nga komunat pjesëmarrëse do të raportojnë me sukses histori të mjedisit, përfshirë dhe raportimin në mbulimin e fushatave të avokimit të OShC-ve lokale.

 

Do të përzgjidhen të pakën 14 përfaqësues të OSHC-ve. Trajnimi do të mbahet në zyrat e FIQ-it, në Prishtinë.

 

Kush mund të aplikojë?

Organizatë jofitimprurëse, mediat lokale;

Të jetë në gjendje që të ofrojë dokumentet e regjistrimit të organizatës (certifikata e regjistrimit, certifikata e numrit fiskal), si dhe dëshmi që kanë kryer të gjitha obligimet ndaj shtetit, përfshirë Administratës Tatimore, informatat e llogarisë bankare)

Të jenë në gjendje të dëshmojnë përvojën paraprake në implementim të projekteve të ngjashme apo të ndërlidhura me fushën e propozuar të intervenimit.

 

Trajnimi është katër ditor, fillon të mbahet në javën e dytë të tetorit.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim të dërgohen në formë elektronike në info@fiq-fci.org.

Artikuj të ngjashëm

08/10/2024

Thirrje e Hapur: Aplikoni për Punëtorinë LIDERFEM

Shiko artikullin

08/10/2024

Bëhu Vullnetar në FIQ

Shiko artikullin

08/10/2024

Tryezë diskutimi mbi temën e Dialogut Ndër-etnik në Kosovë.

Shiko artikullin