Publikuar: Jan 14, 2020

Thirrje për Aplikim: Ide të Gjelbërta dhe Inovative 2018

Ide të Gjelbërta dhe Inovative 2018

UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizojnë garën “Ide Biznesi të Gjelbërta dhe Inovative” përmes Punëtorisë UPSHIFT: Punëtori me Ndikim Social, që do të mbahet më 20 – 22 Prill 2018, dhe do të shtjellojë temën:

  1. Ide të Gjelbërta dhe Inovative

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është identifikimi dhe mbështetja e ideve të të rinjëve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe me fokus te vecantë në ide të gjelbra, dhe më pas të krijohen ndërrmarrje sociale të qëndrueshme.

Përpos pjesëmarrjes në  punëtori, trajnime, mentorim dhe mbështetje financiare prej 2,000 EUR, pjesëmarrësit do të kenë  mundësinë  të  përzgjidhen për garën rajonale  “Biznese të gjelbërta dhe Inovative” ku do të  mund të  fitojnë grante shtesë deri në 10,000 EUR.

Kriteret për aplikim:

  • Të rinjtë  nga të  gjitha komunat;
  • Të rinjtë  e moshës 15-24 vjeç;
  • Të rinjtë që trajtonë temën e lartpërmendur.

Si të aplikoni:

Krijoni një ekip prej 3 – 5 anëtarë dhe kompletoni formën e aplikimit ketu: http://bit.ly/2GtQnEA

www.kosovoinnovations.org/UPSHIFT ose www.fiq-fci.org/UPSHIFT

Për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në:

upshift@kosovoinnovations.org dhe info@fiq-fci.org ose në +386 (0) 49 728 555 dhe +381 (0) 38 610 677.

Afati i fundit për aplikim është e mërkure, 11 prill 2018.

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin