Publikuar: Jan 14, 2020

Thirrje për Aplikim-Hulumtues

Thirrje për Aplikim- 7 Hulumtues 

Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ,në bashkëpunim me OSCE Mission in Kosovo,në kuadër të programit Supporting Innovation in Public Participation,implementon projektin”Environmental resilience through active and inclusive participation”.Duke pasur qëllim fuqizimin e aktivizmit të komunitetit përmes grupeve specifike profesionale,OSHC-ve lokale dhe medias lokale,FIQ shpallë këtë thirrje për aplikim:Hulumtues në hartimin e analizës kualitative mbi politikat publike në fushën e mjedisit në komunat: Prishtinë,Gjilan,Prizren,Ferizaj,Gjakovë,Mitrovicë dhe Podujevë.           

Objektivi i përgjithshëm i thirrjes:

Draftimi i analizave hulumtuese dhe hartimi i raportit kualitativ me indikatorët kyq në identifikimin e shqetësimeve të qytetarëve mbi politikat mjedisore dhe gjendjen aktuale të mjedisit në komunat përkatëse.Konceptualizimi dhe identifikimi i problemeve kryesore në nivelin lokal sa i përket sektorit të mjedisit.

 

Fushëveprimi i punës së hulumtuesit:

  • Harton analiza kualitative mbi gjendjen ekzistuese në fushën e ambientit në komunën respektive.
  • Kryen hulumtimin në terren,duke identifikuar sfidat kryesore në nivelin lokal në politikat publike që ndërlidhen me fushën e ambientit.
  • Udhëheq ekipin hulumtues në projektin”Environmental resilience through active and inclusive participation”.
  • Siguron të dhënat dhe menaxhon hulumtimin në terren,duke ofruar mbështetje,mbikqyrje për mbarëvajtjen e hulumtimit.Duke përfshirë sigurimin e kredibilitetit të të dhënave kualitative të mbledhura.
  • Merr pjesë në takimet e rregullta me stafin e FIQ,drejtues të projektit,duke u konsultuar me planin/metodologjinë/afatet kohore të hulumtimit,duke diskutuar rezultatet dhe gjetjet dhe njeherazi duke pranuar rekomandimet.
  • Zhvillon metoda kërkimore që e pasurojnë përmbajtjen e raportit.
  • Harton një draft raport gjithëpërfshirës bazuar në gjetjet e hulumtimit në terren sipas dokumentit hulumtues dhe sipas formatit të FIQ në bashkëpunim të ngushtë me OSCE.

 

Orari i punës:

Kontrata pritet të filloj me 17 Korrik 2018 dhe të përfundoj me 17 Gusht 2018 (në varësi të ecurisë së analizës hulumtuese,modifikimet e mundshme realizohen brenda afateve kohore të përcaktuara në projekt)

Kualifikimi i nevojshëm :

  • Diplomë universitare në shkencat shoqërore
  • Përvojë punë në fushën e hulumtimit
  • Njohje të thellë mbi metodat hulumtuese
  • Njohuri mbi politikat publike dhe kornizën ligjore në sektorin e mjedisit
  • Njohuri të gjuhës angleze

Afati për Aplikim:

Dokumentet e nevojshme për aplikim të dërgohen në formë elektronike në info@fiq-fci.org më së largu deri më 15 Korrik 2018.

Artikuj të ngjashëm

26/09/2024

Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë

Shiko artikullin

26/09/2024

Intervistë nga Drejtoresha Dajana Berisha për projektin Drejtoresha e organizatës FIQ, Dajana Berisha, ka dhënë intervistë në lidhje me projektin “Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjeve për pajtim në Kosovë”

Shiko artikullin

24/05/2024

Eksperiencë e e jashtëzakonshme në trajnimin me të rinj e të reja për dialog nderetnik!

Shiko artikullin