Me datë 17-18 Nëntor u mbajt konferenca regjionale dy-ditore e organizuar nga SIGN Network – SIGNS of Solidarity and Solutions, për përmbylljen e projektit të gjatë tre-vjeçar të financuar nga: European Commission, Balkan Trust for Democracy, Balkan Civil Society Development Network dhe Swedish International Development Cooperation Agency.
Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte edukimi, informimi dhe frymëzimi i filantropisë, duke hedhur kështu dritë mbi qëndrueshmërinë dhe solidaritetin në kohë krize.
Konferenca dy-ditore u zhvillua në Sarajevë të Bosnjes dhe Hercegovinës, konkretisht në Hotel Hills (Sarajevë).
Në konferncë morën pjesë 5 shtete: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Në këtë konferencë, Kosova u përfaqësua nga drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare – Dajana Berisha, e cila ishte e pranishme fizikisht, kurse në mënyrë virtuale u inkuadrua dhe Burim Piraj i cili është pronar dhe menaxher gjeneral i MEKA HALA FOOD, njëkohësisht edhe fituesi i çmimit filantropik i cili u nda në konferencen e lartëpërmendur.
MEKA HALAL FOOD u zgjodh e para ndër të gjithë të nominuarit nga 5 shtetet pjesëmarrëse për çmimin filantropik të ndarë nga SIGN Network dhe u dekorua me mirënjohje për punën e tyre të shkëlqyer në fushën e filantropisë.