Publikuar: Jan 14, 2020

Lansohet projekti ATAR 2

FIQ mbështetë vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë në Kosovë

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin Link Campus nga Italia, lansoi projektin ATAR 2 që synon të mbështesë vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë.

Projekti synon të rrisë punësimin e të rinjve të papunë dhe përfituesve të rinj të ndihmës sociale, duke i fuqizuar ata për të zbatuar idetë e tyre të biznesit në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Projekti do t’iu mundësojë 100 ndërmarrësve të rinj të përfitojnë nga programi i trajnimit, bashkëpunimi me pjesëmarrësit e tjerë për idetë e tyre të biznesit, si dhe mentorim nga ekspertë të biznesit vendor dhe ndërkombëtar. Si rezultat i programit, 20 idetë më të mira do të marrin fonde në vlerë prej 8,000 euro dhe mentorim të mëtutjeshëm për të realizuar në praktik idetë e tyre të biznesit.

Ky projekt është krijuar specifikisht për të përfituar të rinjtë e papunë dhe përfituesit e rinj të ndihmës sociale. Mosha e aplikantëve duhet të jetë midis 18 dhe 29 vjet.

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në: www.fiq-fci.org, i cili do të jetë i hapur deri më 20 nëntor në orën 24:00.

Kriteret vlerësuese për të selektuar 100 aplikacionet më të mira do të bazohen në elementet vijuese:

Duhet të jetë në fazën embrionale, ose diçka që sapo ka filluar.
Duhet të bazohet në burimet lokale.
Duhet të jetë miqësorë me mjedisin dhe përgjegjësi shoqërore.
Duhet të ofrojë mundësi punësimi për njerëzit lokalë.
Duhet të ketë një vizion të qartë për rritjen e ardhshme të biznesit
Duhet të bëjë një vlerësim bazë të tregut vendor të pranojë konkurrentët dhe përparësitë krahasuese.
Duhet të përfshihet në fushëveprimin e “Bujqësisë së Qëndrueshme” ose “TIK”

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Link Campus University.

Linqet për aplikim:

[KOS] https://goo.gl/TLpg3x

[SRB] https://goo.gl/iod4hg

[ENG] https://goo.gl/8SmyBP

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin