Publikuar: Jan 14, 2020

FIQ ndërmerr aksion për pastrimin e mbeturinave në liqenin e Vërmicës

Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ) ka ndërrmarrë aksion për pastrimin e mbeturinave në liqenin e Vërmicës.

Këtij aksioni i janë bashkuar aktivistë të ndryshëm dhe disa studentë, derisa mbulimet financiare janë bërë me donatorë të ndryshëm nga Kosova dhe diaspora.

Në këtë aktivitet paralajmëroi pjesëmarrjen edhe ministrja e ambientit, Albena Reshitaj, por ajo nuk erdhi. Mbështetje nuk tregoi as komuna e Prizrenit.

Vullnetarët dhe stafi i FIQ arritën që të grumbullojnë një kamion me mbeturinat e larguara nga kjo pjesë.

Mesazhi i FIQ me këtë aksion është se duhet shumë më shumë vetëdijësim qytetar për ruajtjen dhe pastrimin e ambientit dhe pjesëve të gjelbërta të natyrës sonë të bukur.

Falemnderojmë donatorët e aksionit: “Medical Group”, kompania “Agroduriqi”, Meridian Express & BUKA Bakery dhe Shefqet Podvorica.

Video nga Aksioni: https://www.youtube.com/watch?v=UUoLTQIIC-4

Artikuj të ngjashëm

13/02/2026

FIQ took part in the event by organizing and moderating Panel III, which focused on Public-Private Partnerships (PPPs).

Shiko artikullin

20/02/2025

Promoting Inter-Ethnic Dialogue and Social Cohesion:

Shiko artikullin

15/11/2024

Vullnetarët tanë për një shoqëri më të mirë! 🌍

Shiko artikullin