Publikuar: Jan 25, 2021

FIQ lanson projektin “CSOs Going Digital”

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), ka filluar implementimin e projektit “CSOs Going Digital”, i cili do të nxit transformimin digjital të OSHC-ve në Kosovë. Qëllimet kryesore të projektit janë, rritja e kapaciteteve të OShC-ve dhe mediave për të trajtuar sfidat në lidhje me Agjendën Digjitale, duke i fuqizuar ata që të bëhen pjesëmarrës aktivë në këtë proces dhe për të ngritur çështjet që lidhen me agjendën digjitale brenda shoqërisë civile dhe mediave. Si pjesë të këtij projekti, 20 OSHC në Kosovë do të përfitojnë programe të trajnimeve digjitale, bashkëpunim me organizat tjera pjesëmarrëse, mentorim nga ekspert që lidhen me fushat teknike, si dhe përkrahje financiare për të zhvilluar transformimin digjital brenda organizatave.

Projekti ka për qëllim të identifikoj dhe mbështes organizatat e vogla dhe të mesme në Kosovë, të cilat përmes aplikimit në këtë projekt, do të zhvillojnë kapacitetet e stafit të tyre dhe do të transformojnë teknikat tradicionale në ato digjitale.

 

Kush mund të aplikoj?

Ky projekt në mënyrë të vecantë i është përshtatur OSHC-ve të themeluara në Kosovë gjatë 10 viteve të fundit. Për çdo organizatë pjesëmarrëse, dy anëtarë të stafit do të pranohen për të qenë pjesë e trajnimeve të cilat janë të fokusuara në transformimin dixhital të organizatave pjesëmarrëse.

Procesi i përzgjedhjes

FIQ do të shqyrtojë dhe vlerësojnë me kujdes të gjitha aplikacionet e pranuara. Pas kontrollimit të së drejtës për aplikim për të gjitha aplikacionet, do të zgjedhen 20 organizata (2 persona nga çdo organizatë) të cilët do të bëhen pjesë e projektit. Kriteret e vlerësimit për të përcaktuar aplikimet më të mira do të bazohen në elementet e mëposhtme:

  • Organizata duhet të jetë e themeluar gjatë 10 viteve të fundit;
  • Organizata të cilat nuk kanë/ose të vogël prezencë digjitale;
  • Ndikimi Afatgjatë Shoqëror dhe Edukativ për Komunitetin;
  • Aplikantët e përzgjedhur janë të obliguar që të regjistrohen në platformën shtetërore të Ministrisë së Administrimit Publik;

*Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian.

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin