Publikuar: Gus 28, 2020

Blogu i filantropisë – Sa e vjetër është filantropia dhe ku jemi ne me botën?

Studime të shumta janë bërë rreth vjetërsisë së filantropisë. Më shumë se 4000 vjet para, kinezët siguronin ndihma në mjete monetare për jetimët dhe të moshuarit. Hebrenjtë jepnin një të dhjetën e të ardhurave të tyrë për Perëndinë dhe njerëzit në nevojë. Në shumë fe, edhe sot vazhdon e dhjeta. Madje aq e rëndësishme është dhënja në aspektin fetar, tregon edhe Zekati (dhënja e 2.5% të të ardhurave), që përbën njërën nga pesë shtyllat e Islamit.

Nëse deri dje besimet fetare kanë ndikuar kryekëput dhe kanë qenë nismë në atë se si njerëzit zhvillonin aktivitete filantropike, sot përveç normave morale, që ndikohen padyshim nga feja, në disa vende të zhvilluara, kjo është mënyrë jetese, duke qenë edhe e rregulluar me ligje, duke iu zbritë taksa e tatime kompanive private që ndërmarrin aktivitete për të mirën e përgjithshme, pra aktivitete filantropike.

Në Kosovë viteve të fundit, institucionet kanë ndërmarrë nisma ligjore, që e rregullojnë këtë temë.

Forumi për Iniciativa Qytetare, si fondacioni i parë dhe I vetëm që është marrë që më shumë se 10 vjet me filantropinë, duke bërë poashtu presion te institucionet vendore për të ndërmarrë hapa për rregullimin e legjislacionit për këtë, vitin e kaluar ka publikuar analizën mbi legjislacionin e Kosovës lidhur me filantropinë dhe OJQ-të.

Kjo analizë, ka vënë në pah se legjislacioni për filantropi në Kosovë, është i kënaqshëm, mirëpo ka ngecje në zbatimin e tij në praktikë, sidomos financimi i projekteve të OJQ-ve nga bizneset nuk është shfrytëzuar asnjëherë sa duhet. Duhet cekur që, niveli i përqindjes së lejueshme të kontributeve ishte rritur me Ligjin për TAK të miratuar më 2015 nga 5% sa ishte e përcaktuar me ligjin paraprak në 10%, e për raste specifike tatimpaguesit që do të kontribuojnë në fusha të caktuara, ky ligj lejon edhe deri në 10% shtesë nëse parashihen me ligje të veçanta në Kosovë. Sidoqoftë, këto dispozita të ligjit nuk janë shfrytëzuar nga ana e bizneseve, ose të paktën janë shfrytëzuar në mënyrë minimale, kjo dhe as rritja e përqindjes nga 5% në 10% apo edhe në 20% për raste specifike, nuk ka pasur ndonjë ndikim të konsiderueshëm në nivelin e kontributeve nga ana e sektorit të biznesit andaj duhet ende vetëdijësim i bizneseve lidhur me lirimet e tyre.

Ky blog është shkruar nga Arieta Dragusha, si pjesë e projektit rajonal SIGN Up for Impact, financuar nga Bashkimi Europian, në Kosovë implementuar nga FIQ.

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin