Publikuar:
Qer 04, 2020
Pikat kryesore
  • Identifikimi, trajnimi dhe mobilizimi i të rinjve
  • Mosha e pjesëmarrësve 16-25
  • Grante deri në 500 EUR për nismat e grupeve joformale

Thirrje për aplikim Ambasadorët e Rinj

FORUMI PËR INICIATIVA QYTETARE SHPALL

Thirrje për aplikim Ambasadorët e Rinj

 

QËLLIMI I PROJEKTIT

 

Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, ka filluar implementimin e projektit Ambasadorët e rinj, projekt ky i cili ka për synim të zhvillojë dhe të forcojë aktivizmin rinor. Me aktivitetet e parapara që konsistojnë në krijimin e grupeve joformale rinore, FIQ do të punoj ngushtë me të rinjtë e moshës 16-25 vjeç, duke iu dhënë atyre pronësinë në vendimmarrje gjatë realizimit të projektit.

Projekti Ambasadorët e rinj do të identifikojë, të mobilizojë dhe trajnojë aktivistë të rinj, dhe t’i udhëzojë ata drejt krijimit dhe zbatimit të një mekanizmi të dhënies së granteve, me qëllim të identifikimit dhe mbështetjes së veprimeve të reja dhe interesante të komunitetit nga grupet joformale rinore në komunat përkatëse.

 

DETYRAT TUAJA

Ambasadorët e rinj, do të trajnohen për udheheqje të projektit, do të shpallin thirrjen për krijimin e grupeve joformale, të cilat grupe do të aplikojnë me ide komunitare dhe në fund do t’i përzgjedhin idetë më interesante, të cilat do të mbështeten me grante deri në 500 EUR dhe të njejtat do t’I trajnojmë dhe monitorojmë bashkërisht.

 

SI TË APLIKONI?

 

FIQ, fton të gjithë të rinjtë e interesuar, të aplikojnë në linkun në fund të thirrjes, deri më datë 25 qershor 2020

 

PËR MË SHUMË INFORMATA

 

Ndihuni të lirë të na kontaktoni përmes email ambasador@fiq-fci.org dhe/ose telefon 00383 38 610 677

 

ÇKA KËRKOJMË NGA JU?

– Ide interesante në të mirë të komunitetit

 

– Nëse keni një grup të gatshëm, ose mund ta krijoni, që të ndëmarrë realizimin e asaj ideje

 

APLIKONI dhe realizoni idenë tuaj përmes projektit tonë!

 

KY PROJEKT REALIZOHET NGA FIQ ME MBËSHTETJE FINANCIARE NGA GLOBAL FUND FOR COMMUNITY FOUNDATIONS

Artikuj te ngjashem