Publikuar:
Mar 28, 2018
Pikat kryesore
Pikat kryesore te pacekura

Shtëpia e Shoqërisë Civile

Projekti i Fondacionit “Shtëpia e Shoqërisë Civile” daton prej Korrikut 2013, ku në një takim rajonal të Fondit të Vëllezërve Rockefeller, Z.Haki Abazi, atëherë Drejtor i Portofolit për investime në Ballkanin Perëndimor,  shpalosi idenë e projektit “Shtëpia e Shoqërisë Civile – Civil Society House” para fondacioneve të Ballkanit Perëndimor respektivisht FIQ prej Kosove, FAKT prej Mal i Zi, TRAG foundation prej Serbisë. Iniciativa e donatorit është prezantuar duke propozuar nevojën për themelimin e një Shtëpie për Shoqëri Civile në tre vende (Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi). Rockefeller Brothers Fund në cilësinë e donatorit në secilin prej tri shteteve ka zgjedhur organizatat bartëse të projektit bazuar në kriterin e reputacionit, kredibilitetit në komunitetin e shoqërisë civile, të raportit profesional dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe grupet e ndryshme formale dhe jo-formale në vendet respektive si dhe të kapaciteteve administrative e logjistike për të realizuar projekte madhore. Në Kosovë, FIQ është përzgjedhur prej donatorit si institucioni i përshtatshëm që ka plotësuar kriteret e përcaktuar nga donatori për të realizuar dhe përmbushur objektivat e të njejtit, përkatësisht themelimin e Shtëpisë së Shoqërisë Civile. Kësisoj, të gjitha marrëveshjet prej vitit 2013 kohë, kur ky projekt është inicuar, janë nënshkruar me FIQ, respektivisht kur kushtin themelor të donatorit e plotësoj vetëm FIQ.

Objektivi themelor i projektit “Shtëpia e Shoqërisë Civile” është të shërbejë si një hub-qender e fuqizimit dhe promovimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave me bazë në komunitet, organizatave hulumtuese, instituteve, medieve investigative, hulumtuesve ligjorë dhe analitik, që më së miri i kontribuojnë implementimit të strategjisë “triangle approach”.

Në 2017 në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës, FIQ e ka themeluar dhe regjistruar fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile” respektivisht themeluar me date 29 maj 2017 dhe rregjistruar me 19 qershor 2017.

Aktualisht, projekti është në fazen finale të përfundimit të dizajnimit të zyreve për të cilat FIQ ka angazhuar një studio dizajnimi. Parashikimet reale janë që “Shtëpia e Shoqërisë civile” të përfundojë në fund të vitit 2020.

Artikuj te ngjashem