Publikuar:
Sht 26, 2024
Pikat kryesore
Pikat kryesore te pacekura

Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë

Organizata FIQ në partneritet me organizatën lokale Activism Roots me krenari prezantojnë projektin ‘Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë’, i mbështetur nga United Nations Development Programme (UNDP) në kuadër të projektit “Dealing with Conflict Legacy in Kosovo.” dhe financuar nga Ambasada Britanike. Projekti ynë ka për qëllim të rinj të komunave Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë në fushën e drejtësisë tranzicionale.

Objektivat e projektit janë:
1. Lehtësimi i dialogut ndëretnik dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve të margjinalizuara, grave dhe të rinjve në Kosovë. Ky objektiv synon krijimin e mundësive për dialog, shkëmbim dhe mirëkuptim të ndërsjellë midis komuniteteve të ndryshme etnike në Kosovë. Synon të kapërcejë boshllëqet dhe të shpërndajë paragjykimet, duke mundësuar angazhim dhe bashkëpunim konstruktiv.

2. Promovimi i dialogut të bazuar në fakte dhe i informuar për drejtësinë tranzicionale dhe trashëgiminë e së kaluarës. Ky objektiv përqendrohet në përmirësimin e njohurive dhe mirëkuptimit për drejtësinë tranzicionale dhe rëndësinë e saj në kontekstin e Kosovës. Synon të promovojë diskutime të bazuara në fakte që eksplorojnë trashëgimitë e së kaluarës dhe ndikimin e tyre në komunitete, duke nxitur një kuptim më të thellë të ngjarjeve historike dhe pasojave të tyre.

3. Nxitja e kohezionit shoqëror dhe pajtimit përmes programeve arsimore, dialogut ndër-etnik dhe nismave të përbashkëta. Ky objektiv synon të forcojë kohezionin shoqëror duke krijuar hapësira për ndërveprim, dialog dhe bashkëpunim midis komuniteteve të ndryshme etnike. Synon të promovojë pajtimin duke inkurajuar nismat e përbashkëta që përkujtojnë përvojat e përbashkëta dhe promovojnë mirëkuptim,besim dhe respekt ndërmjet komuniteteve.

4. Fuqizimi i grave dhe të rinjve si agjentë të ndryshimit në adresimin e trashëgimive të së kaluarës dhe forcimin e kohezionit shoqëror. Ky objektiv njeh rëndësinë e fuqizimit të grave dhe të rinjve në promovimin e ndryshimeve pozitive dhe forcimin e kohezionit shoqëror. Synon të ofrojë platforma dhe mundësi për pjesëmarrjen, angazhimin dhe lidershipin e tyre aktiv në nisma që lidhen me drejtësinë tranzicionale, dialogun ndëretnik dhe pajtimin.

Ky projekt do të zgjasë deri në dhjteor – 2024

Artikuj te ngjashem