AMBASADORËT E RINJ ju bëjnë thirrje për aplikim për projekte komunitare!
Projekti “Ambasadorët e Rinj” ka për qëllim që duke ofruar përkrahje financiare dhe profesionale përmes granteve dhe mbajtjes së trajnimeve, të mundësojë që të rinjtë e moshave 16–25 vjeç përmes krijimit të grupeve joformale të japin kontributin e tyre në komunitetin ku ata jetojnë.
Me idetë kreative për projekte e iniciativa të ndryshme, ju do të ndikoni në zhvillimin e komunitetit dhe në përfshirjen e akterëve lokal dhe të komunitetit në përgjithësi.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
- Personat me moshë 16-25 VJEÇ
- Nga e gjithë Republika e Kosovës
PËR ÇFARË PROJEKTESH MUND TË APLIKONI?
Ne mbështesim projekte komunitare në këto fusha:
- Sport (gara sportive, mësime përmes sportit, turne si “streetball” and “futsal” e ide të tjera kreative përshihen në këtë fushë)
- Kulturë dhe Art (dokumentarë të shkurtë, punëtori, ekspozita e të tjera ide që lidhen me kulturën, artin dhe muzikën)
- Shëndetësi (të gjitha projektet që lidhen me shëndetin do të bien nën këtë fushë prioritare. Kjo fushë përmban aktivitete ndërgjegjësimi, fushata, veprime praktike të komunitetit me grupe specifike të synuara, “startups” shëndetësor dhe çdo ide tjetër që synon përmirësimin e shëndetit publik.)
- Gazetari (fusha e gazetarisë përfshin por nuk kufizohet vetëm në: seminare me gazetarë të rinj, ngjarje për shkëmbimin e aftësive, konkurse të gazetarisë, projekte “storytelling”, zhvillim të mjeteve moderne dhe inovative të gazetarisë, etj.)
- Inovacion (ide si: klasa krijuese, gara mekatronike, “startups” inovative të teknologjisë nga të rinjtë, veprime që synojnë inovacionin e përdorur për të nxitur zhvillimin e komunitetit lokal, etj. përfshihen në fushën e inovacionit.)
ÇFARË SHUME DO TË PËRFITONI?
Shuma maksimale është 500 EURO, por ne gjithashtu do ju monitorojmë dhe mentorojmë që ju të arritni rritje të fondeve shtesë.
SI TË APLIKONI?
- Krijoni një grup prej 3-7 anëtarësh dhe plotësoni formën e aplikimit pas shkarkimit nga linku vijues Aplikim per grupe joformale
- Pas plotësimit të aplikacionit, të njejtin dokument e dërgoni në ambasador@fiq-fci.org
- Për pyetje dhe sqarime shtesë, ju lutem na kontaktoni në e-mail: ambasador@fiq-fci ose në numrin e telefonit: +383 (0) 38 610 677.
Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2020
___________________________________
Ky projekt realizohet nga Forumi për Iniciativa Qytetare në kuadër të Platformës Ambasadorët e Rinj dhe financiohet nga Global Fund for Community Foundations (www.globalfundcommunityfoundations.org)