“𝐏𝐞𝐫𝐦𝐢𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞𝐪𝐞𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐚𝐳𝐢𝐥𝐤𝐞𝐫𝐤𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞”
Projekti ynë synon të përmirësojë bashkëjetesën dhe integrimin midis azilkërkuesve dhe komunitetit lokal në Magure.
Për ta arritur këtë, kemi vendosur objektivat dhe aktivitetet e mëposhtme:
Objektivi i përgjithshëm: Përmirësimi i mirëqenies së azilkërkuesve dhe nxitja e bashkëjetesës dhe integrimit midis tyre dhe komunitetit lokal në Magure.

Rezultati 1: Bashkëjetesa midis azilkërkuesve dhe komunitetit lokal në Magure është përmirësuar


Organizimi i takimeve individuale dhe të përbashkëta për të promovuar kuptimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Trajtimi i masave të sigurisë publike për rritjen e ndjenjës së sigurisë.

Identifikimi dhe zgjidhja e sfidave dhe problematikave në bashkëjetesë përmes punëtorive dhe fokus grupeve.

Vendosja e 30 kamerave të sigurisë për monitorimin e ngjarjeve të mundshme.
Rezultati 2: Azilkërkuesit janë në gjendje të përshtaten me kontekstin lokal


Hartimi i broshurës informative për azilkërkuesit që përmban informacionin e nevojshëm mbi Kosovën dhe kontaktet e autoriteteve lokale.

Ofrimi i trajnimeve profesionale për azilkërkuesit për të përmirësuar aftësitë e tyre.

Organizimi i aktiviteteve sociale/sportive për të nxitur komunikimin dhe integrimin.

Vizitat në vende kulturore dhe kompani private për të njohur më mirë kulturën dhe tregun e punës lokal.
Ky projekt synon të përmirësojë kohezionin social midis azilkërkuesve dhe komunitetit lokal, të ndihmojë azilkërkuesit të integrohen në kontekstin lokal, dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet sociale dhe kulturore.

Partnerët kryesorë të projektit janë organizatat CEDE – Center for Education and Development of Environmentnë në bashkëpunim të ngushtë me FIQ- Forumi për Iniciativa Qytetare, me mbështetjen e State Scretariat for Migration (SEM), si dhe autoriteteve lokale dhe komunitetit në Magure.