Njihuni me stafin tonë

Dajana Berisha

DREJTORE EKZEKUTIVE

Dajana Berisha është Drejtore Ekzekutive në Forumin për Iniciativa Qytetare. Dajana i është bashkuar forumit në Shkurt 2013 për të menaxhuar zhvillimin dhe drejtimin e Forumit duke përfshirë përpilimin e strategjisë, objektivave, dhe aktiviteteve. Përvoja e saj profesionale të kombinuara me përgatitjen akademike përfshinë ekspertizë në politikë-bërje në çështje të zhvillimit të qëndrueshëm, vetë-punësimit, mjedisit e migrimit duke mbështetur politika për punësim aktiv për të zvogëluar varfërinë, sidomos të të rinjve dhe grave e vajzave. Dajana ka diplomuar në linguistikë dhe literaturë, mban një master për Politikat e Migrimit dhe Zhvillimit nga Universiteti i Sussex, një specializim për Udhëheqësi strategjike të OJQ-ve prej Harvard University dhe shumë specializime të tjera. Është e arsimuar në Shqipëri, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Suedi.

Dustin Sanchez

Drejtor i Iniciativa Strategjike

Dustin shpreson të vazhdoj të ndërtoj trashëgimin e qëndresës kosovare duke punuar në zhvillimin e shoqërisë civile për ndryshime klimatike në Republikën e Kosoves. Ndryshimet klimatike tashmë po prishin ekonomitë në regjionet e Ballkanit dhe do të tendosin operacionet paqeruajtëse. Zbutja e ndikimeve të ndryshimeve klimatike në Kosovë kërkon përshtatjen e shoqërisë civile dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë përmes një tranzicioni të drejtë social në një ekonomi të qëndrueshme rrethore.

Dustin e vizitoj familjen në Kosovë pas deklaratës së pavarësisë së Kosovës në 2008 gjatë shërbimit si Analist i Inteligjencës për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Irak. Ai u rikthye në Kosovë në 2022 si anëtar prestigjioz i Fulbright duke kryer hulumtime mbi pasojat mjedisore të konfliktit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në rajonin e verërave të Rahovecit të Republikës së Kosovës me departamentin e e Gjeomatikës, Gjeoinformacionit, Vëzhgimit të Tokës dhe Hapësirës në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Momentalisht ai është duke përfunduar Dokoraturë në Gjeografi dhe Studime Mjedisore në “Texas State University” ku ai studion për qëndresen dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike. Në 2014 ai mori diplomën Bachelor në Histori nga “University of Texas Rio Grande Valley” ku studioi historitë e konflikteve dhe konflikte kufitare. Pastaj studimet Master në Shkenca Mjedisore i përfundoi në “West Texas A&M” ku studioi Teknologjitë e rehabilitimit të bimëve dhe Kimi analitike të tokës. Në vitin 2020, COVID-19 përfundoi karrierën e tij në sektorin amerikan të mjedisit dhe ai filloi studimet e doktoraturës.

Sefë Govori

Drejtor i Financave

Sefë Govori, ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Si Drejtor i Financave, Sefa sjell mbi 15 vjet përvojë të menaxhimit financiar në organizatën FIQ.Në këtë rol, Sefa drejton të gjitha aspektet financiare të organizatës duke përfshirë praktikat e kontabilitetit, buxhetimin, planifikimin financiar dhe monitorimin e performancës financiare.

Para se t’i bashkohej FIQ, Sefa ka pasur poste të ndryshme sfiduese si Menaxher i Projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM – Kosovë), Menaxher i Financave në kompani të ndryshme private.

Avyan Mejdeen

Menaxhere e Programeve dhe Hulumtuese e Politikave

Avyan është përfituese e programit “English Teaching Assistant” të Fullbright në Prishtinë, Kosovë. Ajo jep mësim dhe asistencë në kurse të ndryshme juridike. Përkrah mësimit, Avyan do të punoj në një propozim përmes Fakulltetit të juridikut në Universitetin “Hasan Prishtina” në hulumtime jurdike. Si një avokate e ardhshme për të drejtat e njeriut, Avyan mendon se është e rëndësishme të rritet mirëkuptimi dhe komunikimi i një individi duke qenë antarë i përfshirë i komunitetit në të cilin jeton. Me këto shkathtësi dhe me formimin e lidhjeve të ndryshme, Avyan shpreson të bëhet avokate dhe lidere global në të drejtat e njeriut dhe drejtësinë.

Altina Nika Krasniqi

Menaxhere e Projekteve

Altina Nika Krasniqi i është bashkuar organizatës sonë në tetorin e vitit 2023. Ajo ka një profil të shkëlqyeshëm arsimor dhe përvojë të pasur në fushën e menaxhimit të projekteve dhe sektorin juridik. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka treguar një përkushtim të madh për njohurinë dhe aftësitë juridike. Përveç kësaj, ajo ka përfunduar edhe studimet Bachelor në Fakultetin për Menaxhim të Biznesit dhe Administratës në Kolegjin Internacional “Universum”, ku ka zhvilluar një kuptim të thellë të menaxhimit të biznesit dhe administratës. Me një përvojë pune prej pesë vjetësh në fushën e menaxhimit të projekteve, Altina ka fituar njohuri të thella dhe aftësi të shquara në këtë fushë.

Para se të bashkohet me organizatën tonë, ajo ka punuar në organizata joqeveritare si “The Ideas Partnership,” “Assist Kosovo” dhe “Avokatura Bllacaku,” duke kontribuar në zbatimin e projekteve të ndryshme që kanë ndikuar në përmirësimin e shoqërisë dhe komuniteteve. Gjatë rrugëtimit të saj të karrierës, Altina ka përfunduar praktika profesionale në institucione dhe organizata të rëndësishme, duke përfshirë “Kosovo Center for Security Studies – KCSS,” “Gjykatën Themelore të Prishtinës,” “Kallxo.com,” “Kuvendi i Republikës së Kosovës,” dhe “KosovaLive360”. Ajo gjithashtu ka ndjekur dy akademi politike në organizatat e njohura “Friedrich Ebert Stiftung – FES” dhe “Balkans Policy Research Group – BPRG,” ku ka përfituar njohuri të thella mbi çështjet politike dhe shoqërore që ndikojnë në rajon.

Me një profil të tillë arsimor dhe profesional, Altina Nika Krasniqi është një aset i vlefshëm dhe i përkushtuar i ekipit të organizatës sonë, dhe është gati të kontribuojë me ekspertizën dhe aftësitë e saj për arritjen e qëllimeve të organizatës.