Kur nisëm projektin Ambasadorët e Rinj, me shumë entuziazëm dhe përkushtim, menduam që këtë ta rikthejmë në një platformë të mirëfilltë, ku të rinjëve tanë t’u japim në dorë vendimmarrjen. Gjenerata e parë e Ambasadorëve të Rinj, nisi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.
15 të rinj, me shumë vullnet përcollën trajnimet e nevojshme, si pjesë e projektit dhe njohuritë e trajnimeve, menjëherë filluan t’i zbatojnë praktikisht. Olti, Fjolla, Anisa, Linda, Altini e shumë të tjerë, morrën në dorë vazhdimësinë e projektit, duke përzgjedhur grupe joformale të rinjsh, të cilët aplikuan me ide për aksione komunitare dhe vendosën se cilat ide do të financohen nga FIQ.
Identifikimi, mobilizimi dhe trajnimi i aktivistë të rinj, dhe udhëzimi I tyre drejt krijimit dhe zbatimit të një mekanizmi të grantdhënies, me qëllim të identifikimit dhe mbështetjes së veprimeve të reja dhe interesante të komunitetit nga grupet joformale rinore në komunat përkatëse ka qenë dhe mbetet objektivi i këtij projekti. Dy Ambasadorë të Rinj janë bërë pjesë e stafit tonë: Oltion Beshiri – tashmë Menaxher i Projekteve (nga Prishtina) dhe Bleona Shehu – si Zyrtare e Projekteve (nga Kaçaniku).
Kemi kënaqësinë të ju informojmë se shumë shpejt do të hapet thirrja për gjeneratën 2020 të Ambasadorëve të Rinj, me financim të Global Fund for Community Foundations.