Publikuar: Qer 19, 2020

Tregim suksesi – Honey Hoi

Rinor Shabani, është njëri nga përfituesit e Projektit ATAR2. Me mjetet e grantit, Rinori ka nisë biznesin e tij të kultivimit të mjaltës dhe polenit, ka blerë 50 koshere bletësh, kurthet për polen, të gjitha pajisjet tjera të nevojshme dhe ka krijuar parkun e bletëve Honey Hoi. Ky biznes deri tash ka dy punëtorë të rregullt dhe në sezonën e nxjerrjes së mjaltit punëson të tjerë.

Ky park, gjendet në një fshat të komunës së Artanës, me një lartësi mbidetare prej 700m. Mjalti në këtë zonë është i përzier nga lulet e ndryshme kryesisht malore dhe pishat që e rrethojnë komplet ambientin. Produktet që do t’i përgatis për shitje janë mjalti, poleni dhe mjalti i përzier me fruta arrore.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga FIQ dhe LINK Campus University.

Artikuj të ngjashëm

15/11/2024

Vullnetarët tanë për një shoqëri më të mirë! 🌍

Shiko artikullin

08/10/2024

Thirrje e Hapur: Aplikoni për Punëtorinë LIDERFEM

Shiko artikullin

08/10/2024

Bëhu Vullnetar në FIQ

Shiko artikullin