Ariston Lipa, është njëri nga përfituesit e projektit ATAR2, i cili ka hapur biznesin e tij për përpunimin e mbeturinave organike dhe kthimin e tij në kompost, si kompani e parë në Pejë, që prodhon kompost, si ushqyes shumë i nevojshëm për bimë.
Vetëm në Europe ne humbasim 1000 km2 tokë fertile përshkak të infrastrukturës dhe zgjerimit të qyteteve. Afër 40% e mbeturinave komunale është mbetje organike që humbet nëpër deponitë e mbeturinave. Komunat në Kosovë nuk kanë ndonjë hapësirë dhe sistem komunal për kompostim.
Kompostopia bënë kompostimin e mbeturinave organike dhe shitjen e kompostit. Tani duke operuar me kapacitet prej 100m3 në vit planifikojnë të katërfishojnë veprimtarinë në 2 vitet në vazhdim. Tash për tash, janë një ekip direkt i involvuar prej 3 personave me ndihmë dhe bashkpunim me komunën e Pejës me planifikim të zgjerimit dhe të punësimit të më shumë njerëzve të tjerë.
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga FIQ dhe LINK Campus University.