Trajnimi me të rinjët e Prishtinës për Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog ndër-etnik
Është mbajtur trajnimi për Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik në Rajonin e Prishtinës
Në vazhdimin e projektit tonë të përbashkët, “Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë, ky projekt mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe i financuar nga Ambasada Britanike, i zbatuar nga organizata FIQ në partneritet me organizatën ARO.
Trajnimi, i cili është mbajtur në qytetin e Prishtinës, kishte për qëllim thellimin e njohurive në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe dialogut ndëretnik. Pjesëmarrësit janë përqendruar në Drejtësinë Tranzicionale, shqyrtimi i sfidave dhe sukseseve në zbatimin e drejtësisë tranzicionale në kontekstin specifik të Kosovës, dialogun ndëretnik, identifikimin e rëndësisë së dialogut për ndërtimin e kohezionit social dhe përballimin e sfidave të ndryshme në shoqërinë tonë. Dallimin mes dialogut dhe debatit, diskutimin mbi karakteristikat dhe rëndësinë e dialogut në krahasim me debatin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Një moment kyç ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve të donatorit tonë, UNDP dhe Ambasadës së Britanisë në Kosovë. Përvoja dhe vizione të ndryshme i’u sherbyen pjesëmarrësve që të kenë përspektivën e nevojshme për avancimin e njohurive për këtë temë të rëndësishme.
Falenderojmë trajneren, znj. Duresa Tafa për një punë me plot përkushtim dhe super të frytëshme me të rinjt e përzgjedhur.
Në emër të ekipit të projektit, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjithë pjesëmarrësve, donatorëve dhe partnerëve për kontributin e tyre të çmuar. Bashkë me ta, po ndërtojmë një rrugë drejt një shoqërie të drejtë e gjithpërfshirëse.