Është mbajtur trajnimi për Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik në Rajonin e Mitrovices
Në vazhdimin e projektit tonë të përbashkët, “Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë, që mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada e Britanisë së Madhe, kurse zbatohet nga FIQ në partneritet me ARO.
Trajnimi, i cili është mbajtur në qytetin e Prishtinës, kishte për qëllim thellimin e njohurive në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe dialogut ndëretnik. Pjesëmarrësit janë përqendruar në Drejtësinë Tranzicionale, shqyrtimi i sfidave dhe sukseseve në zbatimin e drejtësisë tranzicionale në kontekstin specifik të Kosovës, dialogun ndëretnik, identifikimin e rëndësisë së dialogut për ndërtimin e kohezionit social dhe përballimin e sfidave të ndryshme në shoqërinë tonë. Dallimin mes dialogut dhe debatit, diskutimin mbi karakteristikat dhe rëndësinë e dialogut në krahasim me debatin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Të rinjët e Mitrovicës kishin një interesim mjaft të lartë në lidhje me temën dhe ishin shumë të hapur për t’i dhënë idetë dhe imputin e tyre në të mirë të qytetit ku ata jetojnë.
Falenderojmë trajneren, znj. Duresa Tafa për një punë me plot përkushtim dhe super të frytëshme me të rinjt e përzgjedhur.
Në emër të ekipit të projektit, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjithë pjesëmarrësve, donatorëve dhe partnerëve për kontributin e tyre të çmuar. Bashkë me ta, po ndërtojmë një rrugë drejt një shoqërie të drejtë e gjithpërfshirëse.
In Unity We Prosper #united4prosperity
Ky aktivitet është mbajtur me datë:21.12.23