Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka hartuar një projekt për të nxitur dhe përkrahur iniciativat e ndërmarrësisë sociale në Kosovë. Financuar nga zyra e GiZ në Kosovë, qëllimi kryesor i projektit është të kontribojë në ngritjen e vetëdijësimit për ndërrmarrësinë sociale, të ndihmojë organizatat e shoqërisë civile në iniciativat e ndërrmarrësisë sociale, duke i fuqizuar ato për të implementuar idetë e tyre për ndërmarrje sociale.
Si pjesë të këtij programi, OJQ-të pjesëmarrëse do të përfitojnë nga programi i trajnimeve, bashkëpunim me pjesëmarrësit e tjerë për idetë e tyre të ndërmarrje sociale, mentorim nga ekspertë biznesi dhe të fushave teknike, zhvillim të planeve të biznesit social dhe mundësi për grante.
Projekti ka për qëllim të identifikoj dhe mbështes OJQ-të me idetë për ndërmarrësi sociale me potencialin më të lartë për sukses, ato që kanë ndikim të rëndësishëm shoqëror, mjedisor dhe ekonomik për një komunitet të caktuar, ose një grup më të gjerë, duke çuar në një zhvillim të qëndrueshëm për biznesin e tyre.
Kush mund të Aplikoj?
Ky projekt është përshtatur në mënyrë specifike që përfituesit të jenë OJQ-të ekzistuese në Kosovë, e në vecanti OJQ-të që punojnë me gratë dhe/ose personat e kthyer. Njëkohësisht, aplikimi mund të bëhet për një ide të re biznesi social, apo për një iniciativë ekzistues që është duke operuar për më së shumti 1 vit.
Procesi i aplikimit
Të gjithë të interesuarit duhet ta kompletojnë aplikimin e tyre deri me datën 20 Janar 2019.
Aplikacionet duhet të plotësohen online në https://bit.ly/2BuHysd
Nëse ju nuk jeni në gjendje për të përfunduar aplikimin online, ju lutem na kontaktoni dhe ne do t’ju dërgojmë aplikacionin përmes postës apo emailit.
Informatat Kontaktuese:
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
Pejton, Rr. Pashko Vasa Nr.1, 10 000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +383 (0) 38 610 677
Procesi i përzgjedhjes:
FIQ do të shqyrtojë dhe vlerësojnë me kujdes të gjitha aplikacionet e pranuara. Pas kontrollimit të së drejtës për aplikim për të gjitha aplikacionet, 15 idetë më të mira nga të gjitha aplikimet do të përzgjidhen për të kaluar në fazën e trajnimeve të Programit për Ndërmarrësi Sociale. Kriteret e vlerësimit për të përcaktuar aplikimet më të mira do të bazohen në elementet e mëposhtme:
1. Origjinaliteti dhe Konceptimi i Idesë
ë. Përdorimi i Resurseve Lokale
3. Ndikimi në Ekonomi Lokale (Gjenerimi i vendeve të punës)
4. Realizueshmëria Ekonomike / Konkurrenca në Treg
5. Ndikimi Afatgjatë Shoqëror dhe Edukativ për Komunitetin
6. Përdorimi i Energjisë së Pastër (burimeve alternative)
7. Ndikimi tek grupet e synuara si Gratë dhe/ose Personat e Kthyer
Programi për Ndërmarrësi Sociale
15 OJQ-të që janë përzgjedhur për të shkuar nëpërmjet programit të trajnimeve për ndërmarrësi sociale do të përfitojnë nga 5 trajnime intenzive për zhvillimin e iniciativave të tyre për ndërmarrësi sociale, që do të inkuadrojë trajnime nga ekspertët dhe mentorim të ngushtë, për të ndihmuar aplikantët të përsosin më tej idetë e tyre të biznesit.
Në fund të fazës së trajnimeve, OJQ-të pjesëmarrëse do të prezantojnë idetë e tyre gjatë javës së prezantimeve. Paneli përzgjedhës do të identifikojë 5 iniciativat më të mira për ndërmarrësi sociale, të cilat do të marrin biznese plane të detajuara për idenë e tyre, mundësi për fonde fillestare, dhe mentorim të ngushtë për të realizuar idetë e tyre në praktikë.