Ide të Gjelbërta dhe Inovative 2018
UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizojnë garën “Ide Biznesi të Gjelbërta dhe Inovative” përmes Punëtorisë UPSHIFT: Punëtori me Ndikim Social, që do të mbahet më 20 – 22 Prill 2018, dhe do të shtjellojë temën:
Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është identifikimi dhe mbështetja e ideve të të rinjëve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe me fokus te vecantë në ide të gjelbra, dhe më pas të krijohen ndërrmarrje sociale të qëndrueshme.
Përpos pjesëmarrjes në punëtori, trajnime, mentorim dhe mbështetje financiare prej 2,000 EUR, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përzgjidhen për garën rajonale “Biznese të gjelbërta dhe Inovative” ku do të mund të fitojnë grante shtesë deri në 10,000 EUR.
Kriteret për aplikim:
Si të aplikoni:
Krijoni një ekip prej 3 – 5 anëtarë dhe kompletoni formën e aplikimit ketu: http://bit.ly/2GtQnEA
www.kosovoinnovations.org/UPSHIFT ose www.fiq-fci.org/UPSHIFT
Për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në:
upshift@kosovoinnovations.org dhe info@fiq-fci.org ose në +386 (0) 49 728 555 dhe +381 (0) 38 610 677.
Afati i fundit për aplikim është e mërkure, 11 prill 2018.