Publikuar: Tet 08, 2024

Thirrje e Hapur: Aplikoni për Punëtorinë LIDERFEM

Aplikoni tani për Punëtorinë tonë!👇
Kjo puntori është një mundësi për të rejat dhe të rinjtë (mosha 18-35) nga shtatë komunat e rajonit të Prishtinës për të qenë pjesë e punëtorisë sonë të ardhshme, nën lidershipin e iniciativës LIDERFEM.
Iniciativa LIDERFEM është pjesë e projektit “Promovimi i Kohezionit Ndër-Etnik dhe Social: Fuqizimi i Grave, Pakicave dhe të Rinjve për Pajtim në Kosovë”, një projekt i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe financuar nga Ambasada Britanike, zbatuar nga organizata FIQ në partneritet me organizatën ARO.
• Qëllimi: Të sjellim së bashku grupe të ndryshme të të rejave dhe të rinjve për të forcuar aftësitë e tyre të buta të cilat synojmë ti përshtasim me kërkesat e tregut.
Kush mund të aplikojë? Të rejat dhe të rinjtë (mosha 18-30); Banorë të një prej shtatë komunave të rajonit të Prishtinës
Individë të apasionuar pas udhëheqjes, ndryshimit social dhe angazhimit në komunitet.
Si të aplikoni?
Ju lutemi plotësoni këtë formular duke u përgjigjur në pyetjet e mëposhtme: https://docs.google.com/…/1FAIpQLScqSzqMF5HCbM…/viewform
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen me detaje të mëtejshme.
Afati për aplikim është 18.10.2024.
Mos e humbisni këtë mundësi për të kontribuar në një të ardhme më të mire!
Shpërndani këtë postim me miqtë tuaj! 🙌
#LIDERFEM # #Punëtori #Rinia #InUnityWeProsper

Artikuj të ngjashëm

15/11/2024

Vullnetarët tanë për një shoqëri më të mirë! 🌍

Shiko artikullin

08/10/2024

Thirrje e Hapur: Aplikoni për Punëtorinë LIDERFEM

Shiko artikullin

08/10/2024

Bëhu Vullnetar në FIQ

Shiko artikullin