Djellza është përfituese e projektit ATAR2, me mjetet financiare të të cilit, ka hapur kompaninë e saj prodhuese të vajrave esenciale. Me mjetet e grantit, Djellza ka siguruar blerjen e pajisjeve laboratorike të tilla si peshore digjitale, distilues të ujit e aksesorë laboratorikë (gota laboratorike, pipeta, menzura etj), brendimin e produkteve dhe pajisje tjera të nevojshme për funksionalizimin e laboratorit.
Djellza me kompaninë e saj “Juvve”, synon të sjellë në treg produkte bio për mirëmbajtjen e lëkurës dhe nevoja tjera.
Më poshtë, ju sjellim disa pamje nga laboratori i saj.
ATAR2, projekt i implementuar nga FIQ dhe Link Campus University dhe financuar nga Bashkimi Europian. Gjithsej 20 grante me vlerë 8000 euro për grant dhe 160.000 euro në tërësi për të gjitha ndërmarrjet e dala nga projekti.