Artan Kastrati dhe Yll Boshnjaku, tashmë kanë filluar me shërbimet ‘delivery’. Si kurrë më parë, njerëzit kohët e fundit kanë pasë nevojë për këto shërbime dhe I kanë shfrytëzuar ato, duke qëndruar sa më të sigurtë në shtëpitë e tyre, e biznesi “apodel” është ai që u është gjendur pranë qytetarëve të Pejës.
Apodel mund t’i dalloni lehtësisht nëpër qytetin e Pejës, sepse nga projekti ATAR2, ekipa ka uniformën dhe mjetet transportuese dhe të gjitha të brenduara në ngjyrë të verdhë.
8000 euro nga granti, Artani dhe Ylli i kanë shfrytëzuar në blerjen e makinave transportuese si pick up dhe motoçikletave, kompjuterë dhe telefon për kryerjen e porosive.
ATAR2, implementohet nga FIQ dhe Link Campus University dhe financohet nga Bashkimi Europian.