Publikuar: Maj 26, 2020

Tregim suksesi – Kefir & Kombucha

Kaltrina Tocani është njëra nga përfitueset e projektit ATAR2, e cila nga granti i fituar, ka blerë të gjitha mjetet e nevojshme për të zhvilluar biznesin e saj për prodhimin e Kefirit dhe Kombuchas. Tashmë e keni një adresë ku ta gjeni kefirin dhe produktet e tij si dhe kombuchan.

 

Kefiri si një ushqim shumë I shëndetshëm, i fermentuar, prodhohet nga qumështi, me anë të farave të kefirit.Si i tillë, përdorimi i tij I sjellë organizimit shumë përfitime:
Studimet sugjerojnë që rrit sistemin tuaj imunitar, ndihmon në problemet e tretjes dhe përmirëson shëndetin e kockave.
Kefiri mund të përmbajë deri në 61 mikroorganizma të ndryshëm, duke e bërë atë një burim shumë më të fuqishëm të probiotikëve sesa shumë produkte të tjerë të qumështit të fermentuar.
Kefir përmban Lactobacillus kefiri çka mbronë nga bakteret e dëmshme.
Kefiri i bërë nga bulmeti është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, dhe kefiri i qumështit me yndyrë të plotë gjithashtu përmban vitaminë K2. Këto lëndë ushqyese kanë përfitime të mëdha për shëndetin e kockave.
Kefiri është i ulët në laktozë sepse bakteret e tij të acidit laktik tashmë kanë tretur para laktozës. Personat që kanë intolerancë ndaj laktozës  mund të pinë kefir pa problem.

 

 

Në anën tjetër, Kaltrina do të prodhojë edhe Kombucha,  një çaj i fermentuar që është konsumuar për mijëra vjet. Jo vetëm që ka të njëjtat përfitime shëndetësore si çaji – është gjithashtu i pasur me probiotikë të dobishëm. Kombucha është i pasur me antioksidantë, dhe studimet kanë treguar se mbron mëlçinë nga toksiciteti. Kombucha është e pasur me polifenole çaji dhe acid acetik, të cilat janë treguar se shtypin rritjen e baktereve dhe kërpudhave të padëshirueshme.Kombucha përmirëson nivelin e “keq” të LDL dhe kolesterolit HDL “të mirë”. Mund të mbrojë gjithashtu nga sëmundjet e zemrës dhe një mori përfitimesh tjera.

 

 

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga FIQ dhe LINK Campus University.

 

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin