Publikuar: Sht 16, 2016

Shqyrtohet iniciativa e FIQ për zhvendosjen e banorëve të Hades së Vjetër

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar iniciativën e FIQ për formalizimin e zhvendosjes së banorëve të Hades së Vjetër.

Në takim në mes të deputetëve e përfaqësuesëve të kësaj zone, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, Drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka, Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, Drejtoreshës së FIQ, Dajana Berisha si dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik u vendos që komisioni ta ngrisë këtë çështje për diskutim në Kuvendin e Kosovës.

Banorët dhe FIQ kanë paraqitur para komisionit kërkesën e tyre që të bëhet dislokimi i menjëhershëm i tërë fshatit Hade e Vjetër dhe që përmbyllet projekti i nisur qysh para 12 vitesh për zhvendosjen e Hades.

Avokati i Popullit ka theksuar se Korniza e Politikës për Zhvendosje, në bazë të së cilës është zhvilluar ky proces, është në kundërshtim me Ligjin për Shpronësimin.

“Ligji për Shpronësimin përcakton saktë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj të zhvendosurve. Korniza që kemi këtu bie në kundërshtim me Ligjin dhe krijon paqartësi se cili dokument duhet zbatuar në rastin e zhvendosjes së banorëve të Hades kur në fakt ajo nuk mund të tejkalojë ligjin dhe si e tillë bie poshtë”, ka thënë Jashari.

Kurse Drejtori i KEK-ut, Gjuka ka thënë se aplikimi i kornizës është bërë me insistimin e Bankës Botërore e cila ka asistuar procesin.

Deputetët kanë parë si nevojë marrjen e një vendimi politik në lidhje me Haden, vendim ky që do të gjente një zgjidhje dhe do të ndërpriste shkeljen e mëtejme të të drejtave të banorëve të këtyre zonave të cilët ballafaqohen me mungesë të kushteve themelore për jetë si uji, energjia elektrike,dhe toka e punueshme.

Zhvendosja e banorëve të Hades kishte filluar në vitin 2004 në kuadër të masave emergjente të evakuimit që kanë përcjellur zgjerimin e mihjeve aktuale. Të pranishmit kanë vlerësuar se kjo zhvendosje bie ndesh me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Zhvendosja ishte ndërprerë, pak kohë pas fazës së parë, për të lënë 7 mijë banorë pezull, në pritje të ndryshimeve të rradhës në projektin megaloman energjetik, Kosova e Re, i cili do të përcaktonte edhe zhvillimin e zonës së mihjeve./KlanKosova.tv

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin