Publikuar: Nën 19, 2021

Regional Conference – SIGNS of Solidarity and Solution

Me datë 17-18 Nëntor u mbajt konferenca regjionale  dy-ditore e organizuar nga SIGN Network – SIGNS of Solidarity and Solutions, për përmbylljen e projektit të gjatë tre-vjeçar të financuar nga: European Commission, Balkan Trust for Democracy, Balkan Civil Society Development Network dhe Swedish International Development Cooperation Agency.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte edukimi, informimi dhe frymëzimi i filantropisë, duke hedhur kështu dritë mbi qëndrueshmërinë dhe solidaritetin në kohë krize.

Konferenca dy-ditore u zhvillua në Sarajevë të Bosnjes dhe Hercegovinës, konkretisht në Hotel Hills (Sarajevë).

Në konferncë morën pjesë 5 shtete: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në këtë konferencë, Kosova u përfaqësua nga drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare – Dajana Berisha, e cila ishte e pranishme fizikisht, kurse në mënyrë virtuale u inkuadrua dhe Burim Piraj i cili është pronar dhe menaxher gjeneral i MEKA HALA FOOD, njëkohësisht edhe fituesi i çmimit filantropik i cili u nda në konferencen e lartëpërmendur.

MEKA HALAL FOOD u zgjodh e para ndër të gjithë të nominuarit nga 5 shtetet pjesëmarrëse për çmimin filantropik të ndarë nga SIGN Network dhe u dekorua me mirënjohje për punën e tyre të shkëlqyer në fushën e filantropisë.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin