Publikuar: Jan 08, 2020

Publikimi i Analizës mbi legjislacionin e Kosovës për Filantropinë dhe OJQ-të

Në ambientet e Resource Center, Forumi për Iniciativa Qytetare, ka realizuar Publikimin e analizës mbi legjislacionin e Kosovës për filantropi dhe OJQ. Analiza në fjalë, me autor Qerkin Berisha, ekspert ligjor, trajton mënyrat e financimit të OJQ-ve dhe nevojën për institucionalizimin e mëtejmë të filantropisë.

Gjatë fjalës së saj hyrëse, Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive e FIQ, theksoi se shoqëria civile në Kosovë kryesisht është financuar dhe financohet nga ana e donatorëve të huaj, institucioneve publike dhe më pak nga ana e sektorit privat. Duke pas parasysh që përkrahja e donatorëve të huaj ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit, dhe poashtu në të ardhmen mund të ketë rënie të mëtejme, sektori i shoqërisë civile do të duhej të orientohej në fondet dhe financimin që që do të sigurohej përbrenda Kosovës. Në këtë drejtim përveç fondeve qeveritare që janë tejet të nevojshme për mbajtjen gjallë të aktiviteteve të shoqërisë civile është e nevojshme që fokusi të drejtohet edhe tek sektori privat duke përfshirë bizneset dhe qytetarët. Për këtë qëllim, shteti në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqërisë civile duhet të identifikojë ndërhyrjet e nevojshme në kornizën ligjore dhe institucionale me qëllim që shoqëria civile në Kosovë të vazhdojë të ketë financim të qëndrueshëm. Prandaj, koncepti i filantropisë duhet të zhvillohet më tej në shoqërinë kosovare, ndërsa shteti duhet që përmes mekanizmave ligjor dhe institucional ta përkrah këtë koncept.

Autori i analizës, Qerkin Berisha, e shtjelloi çështjen e legjislacionit që prekë OJQ-të, me theks të veçantë legjislacionin për filantropi. Sipas tij, legjislacioni për filantropi në Kosovë, është i kënaqshëm, mirëpo ka ngecje në zbatimin e tij në praktikë, sidomos financimi i projekteve të OJQ-ve nga bizneset nuk ështe shfrytëzuar shumë. Duhet cekur që, niveli i përqindjes së lejueshme të kontributeve ishte rritur me Ligjin për TAK të miratuar më 2015 nga 5% sa ishte e përcaktuar me ligjin paraprak në 10%, e për raste specifike tatimpaguesit që do të kontribuojnë në fusha të caktuara, ky ligj lejon edhe deri në 10% shtesë nëse parashihen me ligje të veçanta në Kosovë. Sidoqoftë, këto dispozita të ligjit nuk janë shfrytëzuar nga ana e bizneseve, ose të paktën janë shfrytëzuar në mënyrë minimale, kjo dhe as rritja e përqindjes nga 5% në 10% apo edhe në 20% për raste specifike, nuk ka pasur ndonjë ndikim të konsiderueshëm në nivelin e kontributeve nga ana e sektorit të biznesit. Duhet vetëdijësim i bizneseve lidhur me lirimet e tyre.

Pas prezantimit të kësaj analize, pati diskutime të shumta, sidomos për fondet publike, të cilat me bërjen publike të të gjitha donacioneve që japin, kanë arritur vlerën e 20 000 000 eurosh në vit (2018), për cka deri më 2017 nuk kemi pasë njohuri kush ka përfitu nga këto fonde. Lidhur me këtë, të pranishmit u pajtuan se duhen bërë thirjet për aplikime më strikte, shumë më konkrete dhe monitorimi të pësojë ndryshime bazuar në rregulla më të sakta. Kjo edhe për arsye të transparencës edhe llogaridhënies nga institucionet për këto fonde, që në fakt janë fonde që vijnë nga tatimpaguesit kosovarë dhe mos lenjes së hapësirës për dyshime se fondet po jipen me klane dhe grupime të caktuara.

Ky aktivitet shënjon hapjen e Muajit të Filantropisë, të cilin FIQ tashmë e ka kthyer në traditë të përvjetshme dhe pjesë e projektit rajonal SIGN up for Impact, financuar nga Bashkimi Europian dhe Balkan Trust for Democracy.

Artikuj të ngjashëm

26/09/2024

Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë

Shiko artikullin

26/09/2024

Intervistë nga Drejtoresha Dajana Berisha për projektin Drejtoresha e organizatës FIQ, Dajana Berisha, ka dhënë intervistë në lidhje me projektin “Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjeve për pajtim në Kosovë”

Shiko artikullin

24/05/2024

Eksperiencë e e jashtëzakonshme në trajnimin me të rinj e të reja për dialog nderetnik!

Shiko artikullin