Publikuar: Sht 26, 2024

Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦 𝐅𝐀𝐋𝐀𝐒 𝐧ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐳𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐝ë𝐫𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤!
Të dashur të rinjë,
ju ftojmë të merrni pjesë në një aventurë të jashtëzakonshme të mësuarit dhe angazhimit në fushën e Drejtësisë Tranzicionale dhe dialogut ndëretnik. Organizata FIQ dhe Activism Roots me krenari prezantojnë projektin ‘Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë’, i mbështetur nga United Nations Development Programme (UNDP) në kuadër të projektit “Dealing with Conflict Legacy in Kosovo.” Projekti ynë ka për qëllim të ofrojë trajnime falas për aktivistët e rinj të komunave Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë në fushën e drejtësisë tranzicionale. Ky projekt është një udhëtim i jashtëzakonshëm ku mund të mësoni, zhvilloni aftësi, dhe ndiheni të përfshirë në ndryshimin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të mirë.
🔹 Ju keni moshën 18-30 vjeç?
🔹 Jeni nga Rajoni i Prishtinës, Gjakovës ose Mitrovicës?
🔹 Jini i/e interesuar në drejtësi tranzicionale dhe dialog ndëretnik?
Nëse përgjigjja juaj është PO, ju jeni personat e duhur për këtë mundësi unike! Të rinjët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të mësojnë për shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale, si të drejtat në drejtësi tranzicionale, ballafaqimi me të kaluarën, çfarë janë reperacionet dhe reformat institucionale nga ekspertë kombëtarë të fushës.
Por, kjo është vetëm fillimi! Në muajin Prill 2024, do të keni mundësinë të aplikoni për mbështetje financiare në krijimin e iniciativave të reja që kanë për qëllim drejtësinë tranzicionale dhe dialogun ndëretnik. Është një shans i jashtëzakonshëm për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj dhe në Kosovë.
Inkurajojmë të gjithë, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë, të aplikojnë në këtë trajnim dhe të bëhen pjesë e kësaj udhëtimi të rëndësishëm.
Të gjitha shpenzimet në lidhje me trajnimin i bartën organizatat FIQ dhe Activism Roots. Përkthimi në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe është i siguruar.
Kujtoni, data e fundit për aplikim është 10 Dhjetor 2023, ora 17:00.
Mos humbni këtë shans të madh për të mësuar, zhvilluar aftësi dhe ndryshuar Kosovën për të mirë! 🚀💪
Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim të rëndësishëm drejt drejtësisë tranzicionale dhe dialogut ndëretnik në Kosovë! 🤝🌍

Artikuj të ngjashëm

15/11/2024

Vullnetarët tanë për një shoqëri më të mirë! 🌍

Shiko artikullin

08/10/2024

Thirrje e Hapur: Aplikoni për Punëtorinë LIDERFEM

Shiko artikullin

08/10/2024

Bëhu Vullnetar në FIQ

Shiko artikullin