Thirrje për Punë: Menaxher i Projekteve
Forumi për Iniciativa Qytetare
Vendndodhja: Rezidenca Dukagjni, Prishtinë
Afati i Aplikimit: deri me 15.09.2023
Pasqyra e Pozitës:
Si Menaxher Projekti në FIQ, do të keni përgjegjësi për mbikëqyrjen dhe
zbatimin e një game të gjerë të projekteve, nga fillimi deri në përfundim. Do të
punoni ngushtë me ekipe të ndryshme funksionale, palë të interesit dhe
partnerët për të siguruar zbatimin e suksesshme të projekteve brenda kufijve të
caktuar, buxhetit dhe kohës.
Detyrat Kyçe:
Shkruan dhe zhvillon plane të përmbledhura të projektit, grafikone dhe
buxhetit.
Udhëheqni ekipet e projektit, caktoni detyrat dhe siguroni që anëtarët e
ekipeve të jenë të pajtuar me qëllimet e projektit.
Monitoroni progresin e projektit, identifikon rreziqe të mundshme dhe
zbaton strategji për parandalimin e tyre.
Ndihmoni në komunikimin efektiv mes anëtarëve të ekipeve, palëve të
interest dhe donatorëve.
Monitoroni shpenzimet e projektit dhe siguroni zbatimin e kufijve
buxhetorë.
Kryen takime të rregullta për gjendjen e projektit dhe siguron përditësime
për menaxhmentin e organizatës.
Vlerëson rezultatet e projektit, merrni vlerësime dhe zbatoni përmirësime
të procesit.
Siguron që projektet të përfundojnë në kohë dhe të përmbushin
standardet e cilësisë.
Ruan dokumentacionin dhe regjistrat e lidhur me veprimtaritë e projektit.
Dokumenton ngjarjet e aktivitetve.
Kualifikimet:
Përvojë si Menaxher Projektit ose role të ngjashme.
Aftësi të forta në shkrim projektesh.
Aftësi të forta drejtuese dhe menaxhuese.
Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe ndërveprimit.
Aftësi zgjidhje-problemi dhe vendimmarrjeje.
Vëmendje për detaje dhe aftësi organizative.
Çfarë Ofrojmë ne:
Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.
Mjedis bashkëpunues dhe përfshirës në punë.
Projekte dhe sfida interesante.
Mundësi për të pasur një ndikim të rëndësishëm në shoqëri.
Si të Aplikoni: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, një letër
motivimi që përshkruan përvojën e tyre relevante dhe referencat në info@fiq-
fci.org.
Ju lutemi përfshini “Aplikim për Menaxher Projekti” në rreshtin e subjektit të
email-it tuaj.
Bashkohuni me ekipin tonë në FIQ dhe bëhuni pjesë e një forumi që vlerëson
inovacionin, bashkëpunimin dhe punën!
Afati i Aplikimit:
Deri me 15.09.2023
Forumi për Iniciativa Qytetare
Rr. Xhevdet Doda, Dukagjini Residence, hyrja A, kati i IV. 10 000 Prishtinë,
Kosovë