Publikuar: Jan 14, 2020

Përpjekje për krijimin e një rrjeti të sipërmarrësve në Kosovë

Ndërmarrësia shoqërore është në faza të herëshme në Kosovë, me pak plaftorma të mbështetjes, dhe pa definim të qartë ligjor për ndërmarrësitë shoqërore.Ndërkaq, gratë në Kosovë përbëjnë vetëm 10% të pronësisë së bizneseve, kryesisht duke udhëhequr biznese mikro apo shumë të vogëla, sipas studimit të Ri Invest Institue; gratë kanë shumë më pak mundësi për të hapur një biznes për dallim nga burrat.

Kjo situatë nxiti Rrjetin Euclid për të organizuar një punëtori për ndërmarrësinë e grave dhe modelet e bizneseve shoqërore në Prishtinë – projekti ynë i parë në Kosovë. Punëtoria dy ditore është mbajtur me 20 dhe 21 Shkurt, duke ofruar trajnim të ndërmarrësisë 20 grave të moshave të ndryshme, nga vendet urbane dhe atyre rurale.

E financuar nga Charities Aid Fundation, projekti është duke u implementuar nga Rrjeti Euclid  dhe Forumi për Iniciativa Qytetare  si partner lokal i këtij rrjeti.

Qëllimi i punëtorisë ishte që të ofroj mjetete dhe metodat për gratë që janë apo planifkojnë të jenë  sipërmarrëse që të zhvillojnë apo rrisin një ndërmarrje. Mirëpo organizimi i grave në këtë mënyre kishte edhe një objektiv tjetër të rëndësishme: që të rrjetëzoj ndërmarrësitë shoqëror me njëra tjetrën, t’i ndihmoj ato që të fillojnë punën për një rrjet të ardhshëm të bashkpunëtorëve.

Trajnimi dy ditor u ofrua nga Bistra Kumbaroska, udhëheqëse e Social Lab Skopje dhe Menaxhere e Rritjers dhe Partneriteteve në Vienna, dhe nga Shkelzen Merku nga Yunus Social Business.

Trajnimi mbuloi këto pika:
– Njohje me ndërmarrësinë shoqërore  – dhe pse është ndryshe nga biznesi tradicional
– Shembuj të ndërmarrësive shoqërore dhe modeleve të ndryshme rreth Europës si dhe në Ballkanin Perëndimor
-Gjenerimi i ideve: individuale dhe  puna në grupe dhe evaluimi i ideve konkrete
-Mjetet dhe proces për të testuar dhe shtruar pyetjet rreth idesë
– Modeli i biznesit Canvas: Zhvillimi i ideve në modele të bizneseve dhe kuptimi i modeleve të burimeve të të ardhurave
-Shqyrtimi i fokusit të konsumatorëve
–  Prezentim i shkurtër para grupit

Sugjerimet nga pjesëmarrëse theksuan procesin e  “Fabrikës së Ideve” si aspektet më të rëndësishme, si dhe të menduarit e si të mendojmë në mënyrë më rigoroze rreth konsumatorëve që të implementojmë idetë e bizneseve. Në pyetësorin pas trajnimit, 90% e pjesëmarrësve e vlerësuan vlerën e përgjithshme të sesioneve si të shkëlqyer.

Një sipërmarrëse ambicioze komentoi: “Kjo jo vetëm që më ndihmon të mendoj në terme praktike rreth të qenurit finaciarisht e pavarur dhe e fuqishme nëpërmjet biznesit tim, por më ngrit  vetë-vlerësimin dhe besueshmërinë në vete që me të vërtetë mund të arrijmë.

Artikuj të ngjashëm

15/11/2024

Vullnetarët tanë për një shoqëri më të mirë! 🌍

Shiko artikullin

08/10/2024

Thirrje e Hapur: Aplikoni për Punëtorinë LIDERFEM

Shiko artikullin

08/10/2024

Bëhu Vullnetar në FIQ

Shiko artikullin