Publikuar: Kor 26, 2019

Jeta dhe Dajana fituese të çmimit “Për të mirën”

Jeta Xharra dhe Dajana Berisha, dy nga themelueset e Konsorciumt të Shoërisë Civile të Kosovës për zhvillim të Qëndrueshëm morën çmimin “Për të Mirën”[1] që ipet çdo vit nga një grup aktivistësh që shpërblejnë qytetarët që japin ndonjë kontribut për ta përmirësuar ndonjë aspekt të jetës në Kosovë.

Ky çmim u dha atyre për kontributin e dhënë për zhvillim të qëndrueshëm dhe të gjelbërt në Kosovë me punën e KOSID-it si dhe luftën kundër ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” dhe fitoren e arritur me qytetarët e Obiliqit që e fituan rastin, me padinë e përgatitur nga KOSID, për zhvendosje të padrejtë kundër Bankës Botërore (BB).

“Disa ditë pasi u dhurua ky çmim, ra qeveria që s’ka dit ma mirë se me nënshkru ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr. Edhe një arsye që na bën të pandalshme në betejat tona kundër qymyrit”[2], thuhet në njoftimin për marrjen e çmimit.

KOSID vazhdimisht ka avokuar tek Banka Botërore që mos të financojë ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr deri në tetorin e vitit të kaluar kur Banka Botërore morri vendim që të tërhiqej nga financimi i këtij projekti me arsyetimin se çmimet e investimeve në burimeve të ripërtrishme ishin më të vogla se në qymyr.

Procesi i bindjes së Bankës Botërore për tërheqje nga financimi i termocentralit u arrit pas 7 vitesh me  përpjekjeje të palodhshme, përmes prazantimit të fakteve shkencore, gazetarisë hulumtimuese dhe aktivizmit qytetar.

Ish-qeveria e Kosovës (e cila dha dorëheqje në korrik të vitit 2019) dhe Contour Global ishin në kërkim të financave për ndërtimin të termocentralit të qymyrit pas tërheqjes së Bankës Botërore nga ky projekt me arsyetimin se “termocentrali është alternative më e lirë” për sigurimin e energjisë elektrike në Kosovë. Por, shumë studime konstatojnë që në fakt energjia alternative nuk është më e shtrenjtë se burimet prej fosilit.[3]

Një prej alternativave për financimin e ndërtimit të këtij termocentrali, që është përmendur nga qeveria e Kosovës është edhe Koorporata e Investimeve Jashtë Shtetit e ShBA-së, OPIC të cilës KOSID i ka dërguar dy letra që nga marsi i vitit 2019, duke argumentuar se pse termocentrali i tretë i qymyrit nuk është opcioni më i qëndrueshëm për Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin