Publikuar: Jan 14, 2020

Fuqizimi nëpërmjet Filantropisë në Komunitet

Financimi fleksibil në formën e mbështetjes së përgjithshme nga Fondi i Vëllezërve Rockefeller ka mundësuar për grantmarrësit siç është Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), adresimin e çështjeve të shqetësimit të thellë të komunitetit dhe promovimin e aktivizmit qytetar, si dhe rritje në kapacitetin e brendshëm dhe efikasitetit operativ. Themeluar nga një grup aktivistësh të rinj të komunitetit në vitin 2001 pas luftës në Kosovë, FIQ është fondacion grantdhënës që ka punuar gjerësisht në promovimin e qytetarisë aktive, praktikës demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në atë që shpesh njihet si mjedis i paparashikueshëm pas periudhës së konfliktit në Kosovë. Kosova festoi një dekadë pavarësi dhe shtetndërtim më 17 shkurt 2018. Gjatë kësaj kohe, FIQ ndërtoi programe të granteve për të inkurajuar aktivizmin qytetar dhe angazhimin e komunitetit dhe përdori pozicionin përkatës për të përmirësuar çështjet e interesit lokal në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Financimi I mbështetjes së përgjithshme nga Fondi i Vëllezërve Rockefeller ka kontribuar thellësisht në forcimin e fondacioneve komunitare si mekanizëm që kërkon transparencë, duke sjellë qytetarët më pranë vendimmarrësve, duke shërbyer si qendër për ide të reja, qasjet e reja dhe metodologjitë që kontribojnë në politikat kombëtare, ” thotë Dajana Berisha, drejtore ekzekutive e FIQ.

Më shumë rreth artikullit  mund të gjeni në këtë link: http://www.grantcraft.org/assets/content/resources/Community_Philanthropy_paper.pdf

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin