Publikuar: Maj 14, 2021

Forumi për Iniciativa Qytetare vazhdon të jetë pranë të gjithë atyre që kanë ide të reja.

Forumi për Iniciativa Qytetare vazhdon të jetë pranë të gjithë atyre që kanë ide të reja. FIQ duke vënë në dispozicion hapësirat e tij, shërben si mbështetje për këdo që i nevojitet një ambient i rehatshëm pune për zhvillim. Në këtë mënyrë, disa tavolina pune në Forumin për Iniciativa Qytetare ofrohen me një çmim të arsyeshëm për të gjithë të interesuarit. Çmimi për shfrytëzimin një tavolinë të punës është 70 euro.

Zyret e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) gjenden në një lokacion të qasshëm në qendër të qytetit. Ndërkohë, përveç tavolinës së punës, mund të shfrytëzohen edhe hapësirat e tjera, si Meeting Room dhe kuzhina. Orari i punës në FIQ fillon në ora 09:00 dhe përfundon në ora 17:00. Përveç të gjithave, në Forumin për Iniciativa Qytetare keni një ambient të qetë e shumë miqësor. 

Për të rezervuar tavolinëm tuaj të punës në zyret e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) shkruani në faqen e facebook: Forumi për Iniciativa Qytetare ose telefononi në numrin e telefonit: 038 – 610 – 677.

Artikuj të ngjashëm

13/02/2026

FIQ took part in the event by organizing and moderating Panel III, which focused on Public-Private Partnerships (PPPs).

Shiko artikullin

20/02/2025

Promoting Inter-Ethnic Dialogue and Social Cohesion:

Shiko artikullin

15/11/2024

Vullnetarët tanë për një shoqëri më të mirë! 🌍

Shiko artikullin