Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ) ka ndërrmarrë aksion për pastrimin e mbeturinave në liqenin e Vërmicës.
Këtij aksioni i janë bashkuar aktivistë të ndryshëm dhe disa studentë, derisa mbulimet financiare janë bërë me donatorë të ndryshëm nga Kosova dhe diaspora.
Në këtë aktivitet paralajmëroi pjesëmarrjen edhe ministrja e ambientit, Albena Reshitaj, por ajo nuk erdhi. Mbështetje nuk tregoi as komuna e Prizrenit.
Vullnetarët dhe stafi i FIQ arritën që të grumbullojnë një kamion me mbeturinat e larguara nga kjo pjesë.
Mesazhi i FIQ me këtë aksion është se duhet shumë më shumë vetëdijësim qytetar për ruajtjen dhe pastrimin e ambientit dhe pjesëve të gjelbërta të natyrës sonë të bukur.
Falemnderojmë donatorët e aksionit: “Medical Group”, kompania “Agroduriqi”, Meridian Express & BUKA Bakery dhe Shefqet Podvorica.
Video nga Aksioni: https://www.youtube.com/watch?v=UUoLTQIIC-4
16/07/2026
Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për LINKUBursën “LULËZOJNË” 2026/27!
Shiko artikullin
15/07/2026
Përmes paraqitjeve në mediat televizive, FIQ kontribuon në debatin publik duke ofruar analiza dhe perspektiva mbi zgjedhjet, politiket energjetike, ndërtimin e paqes dhe çështjet aktuale që prekin shoqërinë e Kosovës.
Shiko artikullin