Publikuar: Shk 06, 2020

FIQ ndau Çmimet për filantropi FIDES 2019

Për të njëmbëdhjetin vit me rradhë, Forumi për Iniciativa Qytetare, organizoi Ceremoninë e ndarjes së çmimeve për filantropi FIDES 2019. Në një atmosferë të ngrohtë, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, me këtë Çmim, u nderuan filantropët e vitit, ata që kanë kontribuar në mënyrë sistematike në
të mirën e përgjithshme.

Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve FIDES 2019, e hapi znj. Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, e cila ndër të tjera, në fjalën e saj të rastit u shpreh: “Urojmë që kjo darkë e filantropisë të jetë një ogurë i mbarë për zgjidhje të situatës politike nëpër të cilën po kalon Kosova.
Muzeu Kombëtar duhet të jetë institucion i mbledhjes filantropike ndër vite, si dëshmi në formimin e shtetit të Kosovës. Transparenca dhe sundimi i ligjit për sektorin privat mënyra më e mire për të evidentuar projektet e tyre zhvillimore.”

Këtë vit, u ndanë katër çmime FIDES:

Çmimi FIDES për kontribut kombëtar “Hasan Prishtina”, me plot meritë u nda për heronjtë tanë, që jetën e tyre e vunë në rend të dytë, duke treguar gatishmërinë t’i dalin në mbrojtje e shpëtim, mu ashtu sic e kërkon detyra, vëllezërve tanë matanë kufirit, Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë Çmim në emër të FIQ, e ndau, z. Albin Kurti, i cili në fjalën e tij të rastit tha “Ky çmim na kujton, se detyrat tona të përditshme na duken si një rutinë e pakuptimtë. Puna e mësuesit, policit mund të duken të zakonshme por ajo është jetike për nxënësit dhe qytetarët. Ndihem i nderuar që ndaj çmimin Hasan Prishtina, këtë e bëjmë për FSK-në ushtarët tanë, që treguan përkushtim dhe profesionalizëm duke shpëtuar njerëz në Durrës e Thumanë. Ju jeni ushtarët e vërtetë, edhe Hasan Prishtina do të ndihej krenar po të ishte sot këtu”, u shpreh Kurti.

Çmimi FIDES 2019 për kontribut korporativ; për investime në ekologji, në krijimet e parqeve ne qendra te ndryshme te vendit, investime strategjike ne arsim dhe shëndetësi iu nda AL TRADE Center. Këtë Çmim në emër të FIQ, e ndau znj. Vjosa Osmani, e cila u shpreh se “Nuk ishte vetëm veprimi i ushtarëve
tanë në tragjedinë në Shqipëri që na bën të ndihemi krenar por edhe cdo qytetar të Kosovës. Kjo dëshmoj se edhe sa afër është diaspora me ne. Ne duhet të ndërtojmë këtë shpirt vullnetar të ndihmës ndaj njëri tjetrit te të vegjlit”.

Cmimi FIDES 2019 për kontribut individual, për mbledhje fondesh dhe investim në infrastrukturen bazike në disa shkolla fillore të Kosovës, shkoi për Caleb Jones, një i ri amerikan, i cili me mjetet e mbledhura në vendin e tij në Amerikë, ka bërë rregullimin e disa shkollave në vendin tonë. Këtë Çmim në emër të FIQ,
e ndau Z. Ray Nayler, Zëvendës Oficer për Çështje Publike, Zhvillimi arsimor, diplomacia kulturore dhe shkëmbimi, Ambasada Amerikane në Kosovë.

Cmimi FIDES 2019 për kontribut nga diaspora, për investime sociale dhe kulturore, duke vene poashtu Kohen e vet për të organizuar ligjerata në parlamentin suedez, për të ngritë vetëdijen mbi te mbijetuarit e dhunes seksuale në Kosovë, e mori Arta Krasniqi Trepca. Këtë Çmim në emër të FIQ, e ndau znj. Nasrin Pourghazian, Konsulle, Shefe e Bashkëpunimit për Reforma.

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin