Ju që doni një ambient të pastër në vendin tonë. Një Kosovë pa mbeturina. Ju ftojmë të na bashkëngjiteni në aksionin për pastrimin e mbeturinave në dhe për rreth Liqenit të Vërmicës.
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka vendosur që më datën 31 mars 2018, ditë e shtunë, të ndërmarrë aksionin për pastrimin e mbeturinave në Vërmicë.
Të gjithë ata që kanë vullnetin dhe duan të na bashkëngjiten mund të na lajmërohen, ne do të sigurojmë transportin, mjetet e nevojshme (si doreza dhe maska…), si dhe shujtën.
Të bëhemi bashkë pleq dhe të rinjë, studentë dhe nxënës, të japim shembullin se e duam vendin tonë!
16/07/2026
Koha që të LULËZOSH ka ardhur sërish! Apliko për LINKUBursën “LULËZOJNË” 2026/27!
Shiko artikullin
15/07/2026
Përmes paraqitjeve në mediat televizive, FIQ kontribuon në debatin publik duke ofruar analiza dhe perspektiva mbi zgjedhjet, politiket energjetike, ndërtimin e paqes dhe çështjet aktuale që prekin shoqërinë e Kosovës.
Shiko artikullin