Publikuar: Maj 24, 2024

Eksperiencë e e jashtëzakonshme në trajnimin me të rinj e të reja për dialog nderetnik!

Jemi krenar që ndajmë me ju një përmbledhje të suksesshme të trajnimit tonë të fundit me temën “Gratë dhe vajzat në qendër: Nxitja e përfshirjes në dialogun ndëretnik” – në kuadër të projektit “Promovimi i dialogut nderetnik dhe bashkëpunimi social: Përmirësimi i pozitës së grave, minoriteteve dhe të rinjve për pajtim në Kosovë”.
Trajnimi është mbajtur në Prevalle, me datat 18, 19 dhe 20 Maj, ku mori vëmendjen e plotë të 20 pjesëmarrësve nga rajonet e Gjakovës, Prishtinës dhe Mitrovicës.
Ky aktivitet u mbështet nga Projekti “Ballafaqimi me Trashëgiminë e Konfliktit në Kosovë”, financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe drejtuar nga Forumi per Iniciativa Qytetare dhe Activism Roots.
Faleminderit për të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit tanë për kontributin e tyre! 💪🌟

Artikuj të ngjashëm

24/05/2024

Eksperiencë e e jashtëzakonshme në trajnimin me të rinj e të reja për dialog nderetnik!

Shiko artikullin

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin