Publikuar: Maj 18, 2023

“Climate Fresk” dhe “Eco-Shift Kosova”

🌍 Forumi për Iniciativa Qytetare në koordinim me Climate Awareness Association – CAA, në kuadër të Kosovo Sustainable Development Week do t’i organizojë 2 punëtori në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ekonominë qarkore.
📢Punëtoria Climate Fresk (mbi ndryshimet klimatike) do të zhvillohet me datën 29 maj 2023 nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa punëtoria Eco-Shift Kosova (mbi ekonominë qarkore) në të njëjtën ditë, nga ora 13:00 deri në 16:00.
Punëtoritë do të përmbledhin një spektër të gjerë të temave, duke përfshirë:
✅Shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike dhe veprimet që duhet të ndërmerren për t’i zvogëluar ndikimet e tyre;
✅Bazat e ekonomisë qarkore dhe rolin e saj në trajtimin e ndryshimeve klimatike;
✅Biseda të hapura dhe debate gjithëpërfshirëse në lidhje me veprimet qarkore në Kosovë;
✅Shkëmbimin e përvojave
Ju mund të merrni pjesë në njërën apo në të dyja punëtoritë. Mos e humbisni rastin të bëheni pjesë e ndryshimit!
📝Rezervojeni vendin tuaj duke na dërguar e-mail në caakosova@gmail.com ose në numrin e telefonit 045 100 180.
Të punojmë së bashku për një të ardhme më të gjelbër! ♻️
📅 Data: 29 maj 2023
📍 Lokacioni: Shtëpia e Shoqërisë Civile
Rr. Xhevdet Doda, Dukagjini Residence, hyrja A, kati i IV
10 000 Prishtinë, Kosovë
Për më shumë informata në lidhje me CAA-në ju lutemi vizitojeni uebfaqen tonë https://climate-fresk.onepage.me/
Jeni të mirëseardhur!

Artikuj të ngjashëm

23/11/2023

Thirrje e hapur për trajnim: TË RINJËT NË BIZNES DHE TURIZËM – EYSET22

Shiko artikullin

16/11/2023

Mundësi punësimi – praktikant me pagesë

Shiko artikullin

13/11/2023

Thirrje për pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

Shiko artikullin