Kjo anketë është hartuar nga projekti “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë’, financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Zhvillim të Politikave (INDEP)
Objektivi i kësaj ankete është identifikimi i fushave tematike në Kosovë në të cilat Organizatat e Shoqërisë Civile kanë potencialin që të arrijnë ndikim të qëndrueshëm afatgjatë. Gjetjet e këtij pyetësori do të shërbejnë si bazë e punëtorisë konsultative mes OSHC-ve që do të mbahet me 27 Mars, 2018, në ora 10:00, në Hotel Sirius, Prishtinë.
Ju lutem vëni re se me të plotësuar këtë pyetësor ju para-regjistroheni për pjesëmarrje në punëtori.
Regjistrimi është në bazë të parimit, kush regjistohet i pari do të ketë prioritet dhe numri i pjesëmarrësve është i limituar në 100 persona (një person për një organizatë ose për një rrjet të organizatave).
Pas parashtrimit të pyetësorit, ju do të pranoni agjenden e detajizuar të punëtorisë dhe të gjitha detajet logjistike. Dreka/Pijet dhe shpenzimet për udhëtim (shpenzimet e udhëtimit vetëm për OSHC që nuk janë në Prishtinë) do të mbulohen nga organizatorët.
Për informata më të detajizuara na kontaktoni në numrin +381 38 610 677 ose në email: cso@fiq-fci.org
Ftoheni të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm!
https://docs.google.com/forms/d/1e_pUI9GdQsFv4w6KJelH5yyJMadVPDXIlcqgYMjvNKs/viewform?edit_requested=true#responses